English

"Gjyshet e revolucionit" sot prezantohen në Akademinë Marubi

Tiranë, 25 mars, NOA - Petra SelisÌŒkar dhe skenaristja e producentja Brand Ferro, sot në mbrëmje më orën 19.00 do të jenë të pranishme për publikun shqiptar përmes filmit "Gjyshet e revolucionit", një nga filmat më të bukur të viteve të fundit.

Ai shfaqet në kuadër të aktiviteteve të Pranverës Frankofone në shkollën "Marubi". Historia e autoreve flet për tre gjëra që besojnë tre gjyshe: anarkizmin, komunizmin, lirinë e lëvizjes dhe për të treja këto, duhet të paguhet.

Tre gjyshet e forta rrëfejnë role të ndryshme në shoqëri, antagonizmin në mes të gënjeshtrës, iluzionin dhe realitetin.

Autoret e filmit SeliÅ¡kar dhe Ferro, kanë arritur të transformojnë jetën e familjeve të tyre në një rrëfimin interesant për dhimbjet e kohëve moderne, si edhe për të theksuar pika qendrore në aspektin universal ekzistencial dhe aspektin moral si edhe për të prekur fatin e botës përmes fatit të një familje, si edhe të gjithë logjikën dhe të gjithë absurdin.

Pa kundërshtime, censurë apo duke i bërë make-up dokumentit, ky film përmes të vërtetës së tij, na detyron neve që të konfrontojmë dilemat tona të mëdha.

Merita e madhe është edhe e skenarit të mrekullueshëm të Brand Ferro dhe bashkëpunëtorit tjetër Filip Grčevski.

"The Grandmothers of Revolution" ("Babica revolucije") është plotësuar nga muzika e jashtëzakonshme e Jane KodžabaÅ¡ija dhe Project Zlust.

Duhet thënë se filmin e rregullon shumë dhe zgjedhja e duhur e materialeve arkivore. Brenda 88 minutash humori juaj shkon nga e qeshura dhe mbaron në një siklet apo nga kundërshtia në dashuri.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE