English

Manchester City interesohet për Flamini

Itali, 25 Mars NOA - Mathieu Flamini është një lojtar i cili dëshirohet nga shumë klube të Kampionatit Anglez por, mbi të gjitha një interes të veçantë për lojtarin, ka shfaqur skuadra e Manchester City të cilët kërkojnë të marrin shërbimet e lojtarit për sezonin e ardhshëm.

Flamini është shprehur i nderuar për ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij nga klubet angleze por, ai gjithashtu ka shtuar se për momentin ndihet mjaft mirë në ekipin e Milanit dhe nuk po mendon të largohet nga ky klub.

Drejtuesit e Manchester City sipas shtypit britanik kanë pohuar se do të bëjnë të pamundurën për të marrë shërbimet e këtij lojtari por, Flamini ka një kontratë katërvjeçare me kuq e zinjtë dhe siç ka deklaruar dhe ai vetë më shumë mundësi kjo kontratë e lojtarit mund të shtyhet në përfundim të këtij kampionati.

r.b/NOA

KOMENTE