English

Napoli merr shërbimet e "Vieras së ri"

Napoli, 25 Mars NOA - Ekipi i Napolit tashmë ka siguruar shërbimet e lojtarit Darryl Ha©rold Goulon i cili është në radhët e Le Mans dhe konsiderohet si Viera i ardhshëm. Lojtari ka gjetur një akord me ekipin napolitan dhe do të kalojë në radhët e tij me parametër zero sezonin e ardhshëm.

Lojtari është tepër i ngjashëm si në karakteristika loje ashtu dhe në fizik me Patrick Viera.

Goulon është i gjatë 195 centimetër dhe peshon 96 kilogramë, ai zotëron kualitete mjaft të mira teknike dhe ndihmon ekipin dhe në fazën mbrojtëse të tij.

Duhet thënë se për Napolin kjo është me të vërtetë një goditje mjaft e rëndësishme në merkato ku që tani ka siguruar shërbimet e Goulon.

r.b/NOA

KOMENTE