English

Prezantohet sot në Tiranë Veneto Banka, pjesë e Holdingut të njohur

Tiranë, 25 Mars NOA - Pasditen e sotme në hotel "Sheraton" në Tiranë, organizohet ceremonia e lançimit të emrit të ri të bankës dhe zyrtarizmit të Veneto Banka në Shqipëri, pjesë e Gruppo Veneto Banca, një nga 10 grupet bankare më të mëdhenj në Itali i përbërë nga 9 banka italiane dhe të huaja.

Burime zyrtare nga Veneto Banka i thanë agjencisë NOA se në ceremoninë e orës 17.00 janë ftuar të marrin pjesë qeveritarë, zyrtarë të lartë të institucioneve, biznesmenë nga Shqipëria dhe Italia, drejtues të universiteteve kryesore, ambasadorë dhe përfaqësues nga trupi diplomatik, drejtues të mediave, etj.

***

Veneto Banka Albania është vazhdim i BIS Banka (Banca Italiana di Sviluppo - Banka Italiane e Zhvillimit) e lindur në vitin 2004 dhe ka aktualisht 80 punonjës ndër të cilët vetëm dy janë italianë.

Gjatë këtyre viteve, kjo bankë hapi katër filiale në Tiranë dhe nga një filial në rrethet Durrës, Shkodër, Fier dhe Vlorë.

Kjo bankë u bë e para dhe e vetmja që hapi një filial në Qytetin Studenti, duke u bërë banka e parë afër studentëve në Tiranë.

Më dhjetor 2009 me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, u bë ndryshimi i emrit nga BIS Banca në Veneto Banka dhe u lejua kalimi i aksioneve në grupin bankar Veneto Banca Holding.

Veneto Banca Holding ka në përpbërje të saj rreth 2500 aksionerë, ndër të cilët emra të njohur të biznesit multinacional si United Color of Benetton, Electrolux, San Benedetto, Geox, etj.

Veneto Banca Holding është e shtrirë me 500 filiale dhe 5 000 punonjës jo vetëm në Itali dhe Shqipëri, por edhe vende të tjera si Kroaci, Rumani, Irlandë, Hongkong, Moldavi, etj.

Me një vizion të ri dhe nën emrin e fuqishëm të grupit bankar Veneto Banca Holding, tani Veneto Banka Albania synon zgjerimin e degëve të saj dhe nxjerrjen e shërbimeve të reja, risi në Shqipëri.

Gjatë muajve në vazhdim është planifikuar hapja e filialeve të reja të bankës në Elbasan, Korçë, Lezhë, Lushnjë, etj.

Profili i Veneto Banka

Veneto Banka është themeluar në vitin 2005, pas blerjes prej 100 % të aksioneve të ish-Bankës Dardania nga ana e familjes Mariano, duke u bërë kështu e vetmja bankë me tërësisht kapital italian në Shqipëri.

Me një rrjet prej 8 filialesh, të shtrira në qarqet më kryesore të vendit, Veneto Banka operon kryesisht me bizneset e vogla dhe të mesme, si një mbështetës i fuqishëm si për prodhuesit shqiptarë, ashtu dhe për bizneset e sipërmarrjet italiane - tanimë më shumë se 500 - të cilat e kanë zgjedhur Shqipërinë për të bërë biznes.

Veneto Banka në vitin 2008 u bë pjesë e Gruppo Veneto Banca, i cili zotëron 100% të kapitalit të institutit.

"Veneto Banca Group" është një nga 15 grupet kryesore bankare italiane. Ajo është rezultat i ecurisë së një procesi i cili daton në 1877, vit i lindjes të Bankës Popullore të Montebelluna-s. Që nga viti 1997, nis një udhëtim që e çon në ndryshimin e emrit të saj në Veneto Banca dhe të kthehet në protagoniste të panoramës kombëtare bankare.

Hap shumë sportele në Veneto dhe Friuli dhe pajiset me mjaft shoqëri prodhuese si (Leasing Claris, Claris Factor, Claris Broker dhe Claris Cinque), të rrjetit të promotorëve financiarë Claris Net dhe shërbimeve online Clarisbanca (për privatë dhe familje) dhe Sipërmarrje Veb (për bizneset). E forcuar nga rezultate inkurajuese të marra, fillon një plan shtrirje duke marrë Banca di Bergamo, Banca Popolare di Monza e Brianza dhe Banca Popolare të Intras (që veprojnë në Lombardia dhe Piemonte), duke krijuar Banca Meridiana (në Puglia dhe Basilicata) dhe duke shtrirë interesat e saj në Evropën Lindore, ku Banca Italo-Rumune në Rumani, EximBank në Moldavi, Gospodarsko Kreditna Banka e cila më pas u quajt Veneto Banka Croazia në Kroaci dhe Bankën Italiane të Zhvillimit, e riemërtuar më pas si "Veneto Banka Albania" në Shqipëri.

Të shumta pjesëmarrjet nëpër shoqëri, ndër të cilat, ato më të rëndësishmet në Cofito, kompania e Grupit Banka Intermobiliare, me të cilët nis një projekt partneriteti bankar në sistemin privat si edhe në menaxhimin e pasurisë; në austriaken "Uniqa" e sigurisë; në bankën tregtare "Palladio Financiare"; në Sinteza 2000, e specializuar në konsulencë për ndërkombëtarësimin e firmave, me seli në Milano dhe zyra në Hong Kong dhe Shangai. Në fillim të vitit 2008, Grupi "Veneto Banca" riorganizohet: Kryesuesja e grupit "Veneto Banca" bëhet "Veneto Banca Holding", duke mbajtur statusin e bankës popullore si dhe funksionet e qeverisë, adresën dhe kontrollin e grupit gjithashtu. Rrjeti tregtar i tij është i ndarë në katër platforma, të besuara ndaj institucioneve të ndryshme të kontrolluara: Veneto Banca në varësi të zonës Lindje-Veri dhe qyteteve të Romës; Banka Popullore e Intras, e cila ka në përbërje Bankën Popullore të Monzës dhe Bankën e Bergamos në Veri-lindje; Banka Meridiana në Jug-Lindje, bankat e jashtme në Evropën Lindore.

Në fund të vitit 2008 dhe në fillim të vitit 2009, Veneto Banca Holding, ka arritur një marrëveshje me Shtëpinë e Kursimeve të "Fabriano e Cupramontana (që veprojnë në Marche dhe Umbria) dhe me Bankën Apulia (me degë në Puglia, Basilicata, Molise dhe Abruzzo) i cili do të sjellë pas autorizimeve të duhura, në integrimin progresiv të institucioneve në grupin "Veneto Banca". Qëllimi është që të krijohet një grup operativ, përtej brezit të Piemontes dhe luginës së lumit Po, përgjatë gjithë vijës së Adriatikut. Misioni i grupit "Veneto Banca" është që të jetë një grup novator dhe autonom, udhëheqës në territoret që ai përfshin, i aftë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të gjeneruar, me etikë dhe përgjegjësi, vlerë në kohë për anëtarët, klientët dhe punonjësit e tij.

e.r/NOA

KOMENTE