Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prezenca e OSBE-së i dhuron policisë lexues optikë për pasaportat biometrike
English

Prezenca e OSBE-së i dhuron policisë lexues optikë për pasaportat biometrike

Kakavijë, 25 Mars NOA - Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka vendosur t'i dhurojë Policisë së Shtetit 16 lexues optikë për pasaportat biometrike dhe me këtë raste sot pasdreke u zhvillua një ceremoni e posaçme, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në Gjirokastër.

Ambasadori Robert Bosch, i pranishëm në këtë ceremoni, tha se këto pajisje do ta modernizojnë më tej kontrollin e kufirit.

Nga ana tjetër, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, tha se këto pajisje, do të rrisin sigurinë e kufijve, një nga kriteret kyç ky, për liberalizimin e vizave.

Në veprimtari po ashtu kanë marrë pjesë Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, si dhe Pëllumb Nako, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë Kufitare dhe të Migrimit.

v.d/e.r/NOA

KOMENTE