English

Problemet në shëndetësi, deputetët e maxhorancës vizitojnë QSUT

Tiranë, 25 mars, NOA - Deputetët e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kanë kryer sot një vizitë pune në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

Në takimin e zhvilluar me drejtuesit e këtij institucioni dhe shefat e pavijoneve deputetët kanë kërkuar mendime dhe propozime që kanë të bëjnë me sistemin shëndetësor.

Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi ka pohuar se prioritet mbetet zbatimi i Sistemit të Referimit, por edhe hartimi i protokolleve të mjekimit dhe kostove të shërbimeve.

"Ajo që ne duam të bëjmë është përfundimi i protokolleve të mjekimit gjatë këtij viti dhe më pas nxjerrja e kostove të shërbimeve, deri në koston hotelerike për ditë qëndrimi në spital. Por një tjetër pikë e që ne po punojmë është përmirësimin e situatës në çdo pavijon duke filluar nga kushtet e deri tek furnizimi me barna'" ka theksuar Ilir Dashi.

Ndërkohë kreu i Komisionit Parlamentar Tritan Shehu ka pohuar se baza ligjore me cilën po punohet është shumë e realizuar por duhet të ketë zbatim të saj.

"Jemi këtu për të rritur bashkëpunimin në fushën e menaxhmit spitalor, për të parë problemet që keni ju sot por, edhe për ndërhyrë aty ku duhet. Ju jeni e vetmja Qendër Spitalore kurse dhe edukative ne vend ndaj edhe vëmendja më e madhe duhet të jetë këtu" ka pohuar Shehu.

Ndërkohë q shefat e pavijoneve kanë diskutuar për problematiket dhe ndryshimet që duhet të bëhen në ligj.

Sipas shefit të shërbimit për sëmundjet interne, Mihal Tase, rëndësi ka skema e sigurimeve shëndetësore.

"E rëndësishme është zgjerimi i skemës së sigurimeve, pra që numri i atyre që paguajnë të jetë më i madh në mënyrë që shërbimet ti përfitojnë falas. Por një tjetër pikë e rëndësishme është edhe rritja e kësaj pagese, jemi vendi që paguajmë më pak për shëndetin vetëm 3.4 për qind" ka pohuar Tase.

Ndërkohë shefi i shërbimit të Kardiologjisë, Artan Goda ka propozuar që investimet në sektorin shëndetësor të shkojnë aty ku janë edhe pikat më të nxehta të tij.

Nga ana tjetër, sipas Godës, spitali të shihet si ent publik ku të ketë buxhetin e vet. Një tjetër pikë e rëndësishme e theksuar në këtë takim ka qenë edhe stimulimi që duhet ti bëhet personelit shëndetësor, por ky të jetë i diferencuar sipas punës që ata kryejnë.

b.a/NOA

KOMENTE