English

Uidhers: PD dhe PS të punojnë brenda Parlamentit

Tiranë, 25 Mars NOA Update - Ambasadori i SHBA. Xhon L. Uidhers, II tha sot se "kemi ndjekur me kujdes diskutimet në parlament mbi situatën politike shqiptare" duke shtuar se "shprehim keqardhjen që deri më sot nuk është arritur asnjë zgjidhje për krizën e tanishme".

Uidhers tha se "nxisim të gjitha palët të vazhdojnë të punojnë brenda parlamentit për të zgjidhur dallimet që kanë me anë të dialogut dhe kompromisit".

Ai theksoi se "toni i diskutimeve duhet të përqendrohet mbi gjetjen e pikave të përbashkëta dhe jo mbi arritjet partiake".

Kurse shtoi se "ndajmë shqetësimet e kolegëve tanë të OSBE-së dhe BE-së që sesioni plenar i 18-19 marsit ishte i padobishëm".

"Veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk mund as të zgjidhin ngërçin aktual dhe as të çojnë përpara axhendën euro-atlantike të vendit", - përfundon deklarata e z.Uidhers.

e.r/NOA

KOMENTE