English

Balla: Jam vetëm për protesta

Tiranë, 27 mars, NOA Update - Pak para se të fillojë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, në të cilën pritet të vendosen hapat e aksionit të mëtejshëm opozitar, deputeti Taulant Balla ka treguar për mediat opsionin që ai do të mbështesë rreth tij.

"Unë mbështes opsionin e vazhdimit të protestave në shesh ku shqiptarët të kenë mundësi të kuptojnë se kjo qeveri u ka vjedhur gjithçka dhe nuk ka se çfarë t'u frojë më, prandaj duhet të largohet", tha Balla.

Sipas tij, Asambleja sot do të jetë e vendosur në vazhdimësinë e aksionit opozitar, për të rrëzuar sipas tij, qeverinë e mashtrimit elektoral.

n.e.NOA

KOMENTE