Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 27 Mars 2010

  • Premier League, Zola pranë largimit Angli, 28 Mars NOA - Ka disa ditë në të cilat në ambientet e klubit anglez të West Ham qarkullojnë emrat e zëvendësuesit të Zolës por, akoma nuk është vendosur se kush do të jetë.
  • Juventus, në një ndër periudhat më të vështira tek Seria A Torino, 27 Mars NOA - Juventus po kalon një ndër periudhat më të vështira në historinë e saj të Seria A dhe për këtë gjendje ka folur vetë presidenti i klubit Jean Claude Blanc.
  • Bashkia e Tiranës çel kantierin për punimet në sheshin "Skënderbej" Tiranë, 27 Mars NOA - Bashkia e Tiranës ka nisur para disa minutash rrethimin e sheshit "Skënderbej" për nisjen e punimeve për rikonstruksionin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor në kryeqytet.
  • Furgonit i bien 10 milionë lekë, kalimtarët në sulm SHBA, 27 Mars NOA - Gjithçka ka ndodhur në Whitehall të Ohio në SHBA, ku në rrugët e qytetit ka kaluar një fugon i blinduar, të cilin i ra në tokë një thes në të cilin kishte një shumë parash prej 100 mijë dollarë (rreth 10 milionë lekë të rinj.
  • Qeveria vendos të nxisë funeralet online Kinë, 27 Mars NOA - Ministria e punëve kineze i ka hapur dyert funeraleve online madje ka dhënë një shtysë për promocionin e tyre. Kjo ide ka lindur dhe po miratohet nga ky shtet me rastin e afrimit të festës së "Qinming" në të cilën vizitohen të gjithë njerëzit që kanë ndërruar jetë dhe
  • Afrikë e Jugut, fushatë revolucionare kundër AIDS Afrikë e Jugut 27 Mars NOA - E akuzuar për një nënvlerësim të problemit të AIDS, qeveria e Afrikës së jugut ka ndryshuar këtë marsh dhe me sa duket po përgatitet për një fushatë vërtetë revolucionarë në lidhje me këtë problem.
  • Ikin dritat në spital, bebja lind me dritën e celularit Manastir, 27 mars, NOA - Një skandal i jashtëzakonshëm ka përfshirë spitalin e Manastirit, konkretisht mjediset e maternitetit, ndërsa mjekët po kryenin procesin e lindjes së një gruaje shtatzëne.
  • Sfida, Roma mund Interin Romë, 27 mars, NOA - Ekipi i Romës ka mundur atë të Interit, duke shënuar kështu një fitore spektakolare ndaj kampionëve në fuqi dhe pretenduesve në të njëjtën kohë për titullin e radhës.
  • Samiti i Ligës Arabe, nuk diskutohet Kosova Sir, 27 mars, NOA - Në Libi filloi sot samiti i 22-të i shteteve të Ligës Arabe, ku megjithë përpjekjet, ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka arritur që nëpërmjet pesë shteteve që e kanë njohur pavarësinë e saj nga Liga Arabe ta fusë çështjen e njohjes në këtë aktivitet.
  • Gramozi-Skënderbeu, plas sherri Ersekë, 27 mars, NOA - Ndeshja Gramozi-Skënderbeu është pezulluar që në minutën e 75-të për shkak të një incidenti të ndodhur gjatë saj, ku arbitri anësor u godit nga tifozët kolonjarë.
  • "Bechtel Enka" fiton tenderin dhe për aksin Kukës-Prishtinë Prishtinë, 27 mars, NOA - Qeveria kosovare ka nënshkruar me kompaninë amerikane "Bechtel Enka" marrëveshjen për fillimin e ndërtimit të autostradës Kukës- Prishtinë, e cila do të vijojë aksin Durrës-Kukës, që u realizua po nga kjo firmë në territorin shqiptar.
  • India: Seksi para martese, jo krim Bombei, 27 mars, NOA - Seksi jashtë martesës dhe bashkëjetesa mes çifteve ende të pamartuara nuk mund të përbëjë më një krim në Indi. Një fakt të tillë e ka vendosur Gjykata e Lartë indiane, në një kohë kur çështje të tilla në këtë vend të Lindjes ende konsiderohen si tabu dhe dënohen
  • Miloshovski: Simbolet në Ballkan, luajnë rol mjaft të madh Shkup, 27 mars, NOA - Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloshovski, tregon se modeli i Maqedonisë mund të jetë shembull i mirë edhe për komunitetet në Kosovë, Serbi e Bosnjë e Hercegovinë.
  • Mjaft!: Të shokuar nga videoja greke Tiranë, 27 mars, NOA - Lëvizja Mjaft! është shprehur e shokuar nga demonstrimi i hapur racist i ushtrisë greke përballë institucioneve më të larta të vendit fqinj, i cili u publikua nga agjencia NOA ditën e djeshme.
  • Borchard: Zgjidhni krizën politike Tiranë, 27 mars, NOA - Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchard, i ka bërë thirrje politikë shqiptare që ta zgjidhë sa më parë krizën politike aktuale që është në vend, pasi kjo do t'i shërbente ecurisë së shpejtë të vendit drejt etapave të integrimit.
  • Vendimet e Asamblesë së PS: Në Kuvend me kusht e protesta Tiranë, 27 mars, NOA Update - Partia Socialiste do të shfrytëzojë çdo hapësirë proceduriale që e lejon të ngrejë kauzën për transparencën e zgjedhjeve dhe që lejon ngritjen e komisionit hetimor, duke kërkuar edhe hapësira plus rreth saj.
  • Inter, Balotelli vendos të largohet Milano, 27 Mars NOA - Është një gjendje vërtet tepër e ngatërruar ajo e Mario Balotellit në skuadrën e tij të Interit. Me sa duket nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm që ai të kërkojë largimin nga kjo skuadër, pasi Murinjo nuk ka ndërmend të ndryshojë vendimin e tij për të grumbulluar lojtarin
  • Roma - Inter, një histori me gola dhe polemika Romë, 27 Mars NOA - Pas pak orësh do të luhet supersfida e kësaj jave në Kampionatin Italian të Seria A, ku për kreun e klasifikimit, do të përballen Inter dhe Roma.
  • Formula 1, Vettel siguron vendin e parë Australi, 27 Mars NOA - Sebastian Vettel, piloti i Red Bull-Renault, ka siguruar nisjen e tij nga vendi i parë në provat e sotme për garën, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në Australi.
  • Kinë, 78 për qind e familjeve ëndërrojnë dy fëmijë Shangai, 27 mars, NOA - 78 për qind e kineze do të dëshironin që të kishin nga dy fëmijë, nëse programi i planifikimit familjar do ua lejonte një mundësi të tillë.
  • Roja Bregdetare e Greqisë: Thirrjet anti-shqiptare, nga naiviteti Pire, 27 mars, NOA - Roja Bregdetare greke ka reaguar sot në lidhje me incidentin e një pjesë të trupës së saj gjatë paradës së datës 25 mars, ku u lëshuan thirrje anti-shqiptare.
  • Patozi: Rama të lejoj grupin e PS që të dalë nga kutia Tiranë, 27 mars, NOA - Pas deklaratave të kryetarit të Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, për nisjen e protestave, ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.
  • Meta-Rashiç: Gati fondi për ndërtimet në Graçanicë Tiranë, 27 mars, NOA - Qeveria shqiptare ka përfunduar procedurat financiare për fillimin e punimeve në projektet që do të ndërtohen në komunën e Graçanicës në Kosovë.
  • Ambasadori iranian në Tiranë pëson atak kardiak Tiranë, 27 mars, NOA - Ambasadori i ri i iranian në Shqipëri, Ali Amouie, ka pasuar një atak kardiak, vetëm dy ditë pasi ka mbërritur në Tiranë për të marrë detyrën.
  • Poni: Klani i Ramës, bllokoi planin francez për sheshin "Skënderbej" Tiranë, 27 mars, NOA - Kryetari i grupit të këshilltarëve demokrat në këshillin e bashkisë së Tiranës, Ferdinand Pone, akuzoi sot kryetarin e bashkisë së po përdor për interesa personale të njerëzve afër tij, bllokimin e restaurimit të qendrës së Tiranës.
  • PDU protestë para ambasadës greke: Ndal racizmit, të hapet çështja çame Tiranë, 27 mars, NOA - Qindra persona kanë protestuar paraditen e sotme përpara ambasadës greke në kryeqytet për skandalin e ndodhur në ushtrinë greke me thirrjet anti-shqiptare.
  • British Airways në grevë 4 ditore Londër, 27 mars, NOA - Anëtarët e ekuipazheve të kompanisë British Airways kanë filluar sot një tjetër grevë katër ditore. Greva rreth pagave dhe kushteve të punës vjen në kohën kur Evropa perëndimore përgatitet për stinën e ngarkuar të pashkëve.
  • Ruçi: Nga sot nisim protestat, kongresi i PS në prill Tiranë, 27 mars, NOA - "Çdo hapësirë parlamentare do përdoret për transparencën e zgjedhjeve". Me këto fjalë, kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi ka konfirmuar sot pjesëmarrjen e seanca e Kuvendit për çështjet që kanë të bëjnë vetëm me zgjedhjet.
  • Meta me studentët e Luginës së Preshevës: E ardhmja është te ju Tiranë, 27 mars, NOA - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, priti sot një grup studentësh nga Lugina e Preshevës, që studiojnë në universitetet e Shqipërisë.
  • Tifozët e Juventusit: Të largohen drejtuesit e skuadrës Torino, 27 mars, NOA - Dështimet e fundit të skuadrës së Juventusit kanë sjellë dhe zhgënjimin e tifozëve të saj besnik. Në disa fletë-rrufe të shpërndara në ambintet e klubit sportiv, tifozët kërkojnë largimin e gjithë drejtuesve të ekipit.
  • NATO aleancë me Rusinë kundër Iranit Tiranë, 27 mars NOA - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka bërë thirrje për ngritjen e një ombrelle sigurie që do të përfshijë dhe Rusinë.
  • Ambasadori i Greqisë kërkon falje: Skandali do dënohet ashpër Tiranë, 27 mars NOA - Ambasadori i Greqisë, Nikolaos Pazios, ka kërkuar falje në mënyrë zyrtare për skandalin e ushtrisë greke me sloganet anti-shqiptare dhe ka garantuar ndëshkimin e autorëve.
  • Manjani: Të iki Rama, PS të drejtohet nga Nano Tiranë, 27 mars, NOA - Socialistët janë kthyer në kërkim të Fatos Nanos. Deklarata për rikthimin e ish-kryetarit është bërë sot nga anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Ylli Manjani.
  • Reja: Milani duhet të ketë frikë Romë, 27 mars, - "Jemi të vetëdijshëm që momenti i vështirë i Lacios nuk është tejkaluar, por megjithatë mund ti fusim frikën Milanit". Kjo është deklarata e trainjerit të Lacios, Edy Reja, në lidhje me garën e radhës në "San Siro".
  • Itali, zarfi me eksploziv, kërcënime dhe për Maronin Milano, 27 mars, NOA, Update- Ishte dhe një frazë kërcënuese kundër Ministrit të Punëve të Brendshme të Italisë Roberto Maroni në zarfin që shpërtheu sot në mëngjes në një qendër postare në Milano ku mbeti i plagosur dhe një punonjës poste.
  • Kërcënohet Berluskoni, letër me plumb Milano, 27 mars, NOA - Një zaf me kërcënime për kryeministrin, Silvio Berluskoni dhe drejtues të tjerë të partisë së tij është gjetur në Milano, në zyrat postare.
  • Ernesto Garcia vjen në Tiranë Tiranë, 27 mars, NOA /Milena Selimi - Nuk është se Ernesto Garcia është në moshë të thyer, por fama e tij e ka kaluar prej kohësh moshën e tij.
  • Davutoglu në Shkup: Ndërtoni xhamitë Shkup, 27 mars, NOA - Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, gjatë vizitës së tij të zhvilluar në Maqedoni ka drejtuar thirrjen për këtë vend që të ndërtojë xhamitë dhe ruajtjen e atyre ekzistuese.
  • Kryesocialisti këmbëngul: Nuk duam ndryshim të rezultatit Tiranë, 27 mars, NOA Update - "Ne do të kërkojmë të hapen kutitë e mbyllura që fshehin të vërtetën e votave të popullit, por nuk tentojmë të ndryshojmë rezultatin".
  • Rama në Asamble: 30 prill, protesta e madhe Tiranë, 27 mars, NOA Update - Beteja e opozitës për hapjen e kutive të 28 qershorit do të vazhdojë dhe stacioni i saj i parë do të jetë më 30 prill, kur në Tiranë socialistët pritet të organizojnë një protestë madhështore.
  • Skandali, 3 deputetë grekë i kërkojnë interpelancë ministrit Athinë, 27 mars, NOA - Skandali i videos së ushtarakëve grekë që parakalonin në një paradë me fjalët "gjak shqiptari" në gojë, publikuar në mënyrë ekskluzive nga agjencia e Lajmeve NOA, duket se ka prekur jo vetëm opinionin shqiptar, por edhe atë grek.
  • Balla: Jam vetëm për protesta Tiranë, 27 mars, NOA Update - Pak para se të fillojë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, në të cilën pritet të vendosen hapat e aksionit të mëtejshëm opozitar, deputeti Taulant Balla ka treguar për mediat opsionin që ai do të mbështesë rreth tij.
  • Vlora Mërlaku, nëpunësja shqiptare në Haiti: Do rri këtu Porto-Prince, 27 mars, NOA / Nga Beqir Sina - Nëpunësja e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin haitian Porto Prince, shqiptarja Vlora Mërlaku rrëfen për agjencinë e lajmeve INA se do të ngelet në Haiti, për sa kohë do të jetë e nevojshme për të ndihmuar dhe rikthyer këtë
  • Rikthimi i Martin Camajt Tiranë, 27 mars, NOA / Nga Milena Selimi - Duhet të ishte 85-vjeç tani poeti i njohur Martin Camaj, por jeta e hodhi në sfida pafund dhe ai nuk e pa vendin e tij prej shumë e shumë vitesh.
  • Zarf shpërthyes në një qendër postare, plagoset një punonjës Milano, 27 mars, NOA - Një zarf me eksploziv shpërtheu këtë mëngjes, në një qendër postare në "Piazzale Lugano", në veri të qytetit Milanos, ku mbeti i plagosur rëndë një punonjës.
  • Spiros Makridhaqis: Greqia të kthehet te Dhrahmia të shpëtojë Athinë, 27 mars, NOA - Në intervistën e tij, prof. Spiros Makridhaqis, profesor i njohur grek i universitetit francez Enesead dhe atij të Pireut, jo vetëm që nuk përjashton por e sheh dhe "si zgjidhje" falimentimin e vendit dhe e cilëson hyrjen e Greqisë në Eurozonë "si një gabim të madh" dhe
  • Kore, mbytet anija, 60 të humbur Seul, 27 mars, NOA - Një anije e marinës së Koresë së Jugut është mbytur në Detin e Verdhë, duke shkaktuar mëse 60 të humbur, ndërsa 58 anëtarë të ekuipazhit të "Cheonan-it" u shpëtuan në kufirin e diskutueshëm detar me Korenë e Veriut.
  • Ambasadori ynë në Greqi: Skandali i ushtarëve, rast i paprecedent Athinë, 27 mars, NOA - Një akt i turpshëm, skandaloz dhe i paprecedent. Kështu i ka cilësuar ambasadori ynë në Athinë, Vili Minarolli, thirrjet raciste të ushtarëve grekë ndaj shqiptarëve gjatë një parade ushtarake në sytë e autoriteteve të larta greke.
  • Nesër ndërrohet ora, 60 minuta para Tiranë, 27 mars, NOA - Dita e nesërme përkon me ndërrimin e orës, për shkak të hyrjes në sezonin e ri veror. Kështu, më 28 mars, edhe në Shqipëri orët do të lëvizin një orë para, një ndryshim ky i cili do të zgjasë deri në javën e fundit të muajit tetor, kohë kur nis edhe aplikimi i orarit
  • Operacioni "Befasia" sekuestron 180 kg drogë Gjirokastër, 27 mars, NOA - Plot 180 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë janë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës, ndërsa janë arrestuar në flagrancë dy transportuesit e tij dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.
  • Aksioni opozitar, mblidhet Asambleja e PS Tiranë, 27 mars, NOA - Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste mblidhet sot për të shqyrtuar dhe zyrtarizuar hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar të kësaj force politike.
  • Fle pas një orgjie, i shoqi lajmëron policinë për përdhunim Viterbo, 27 mars, NOA - Alkool, seks, drogë dhe pastaj një gjumë i rëndë, por kjo ishte fatale për një nuse të re nga Tarquinia, në provincën e Viterbos.