Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Borchard: Zgjidhni krizën politike
English

Borchard: Zgjidhni krizën politike

Tiranë, 27 mars, NOA - Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchard, i ka bërë thirrje politikë shqiptare që ta zgjidhë sa më parë krizën politike aktuale që është në vend, pasi kjo do t'i shërbente ecurisë së shpejtë të vendit drejt etapave të integrimit.

Duke përsëritur mesazhin për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, përfaqësuesi i lartë gjerman ka deklaruar se duhet t'i kushtohet më tepër rëndësi luftës kundër korrupsionit dhe rritjes së sigurisë ligjore, si kushte të domosdoshme për integrimin në Bashkimin Evropian.

Këtë mesazh ai e ka dhënë gjatë një evenimenti shqiptaro-gjerman në qytetin e Durrësit me rastin e ceremonisë së 100 ditëve të para të veprimtarisë së një shoqërie shqiptaro-gjermane të përpunimit të mallrave dhe anijeve.

n.e/NOA

KOMENTE