English

British Airways në grevë 4 ditore

Londër, 27 mars, NOA - Anëtarët e ekuipazheve të kompanisë British Airways kanë filluar sot një tjetër grevë katër ditore. Greva rreth pagave dhe kushteve të punës vjen në kohën kur Evropa perëndimore përgatitet për stinën e ngarkuar të pashkëve.

British Airways, që ka humbur miliona dollarë për fluturimet e anuluara, ka mobilizuar punonjës të tjerë për të zëvendësuar grevistët.

Planet parapërgatitore nga kompania do të mundësojnë që 75 për qind e fluturimeve të zhvillohen normalisht.

NOA/EL

KOMENTE