English

Formula 1, Vettel siguron vendin e parë

Australi, 27 Mars NOA - Sebastian Vettel, piloti i Red Bull-Renault, ka siguruar nisjen e tij nga vendi i parë në provat e sotme për garën, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në Australi.

Piloti gjerman arriti të mundë kohën e shokut të tij të skuadrës Mark Webber, duke arritur të kapë vendin e parë me një kohë prej 1'23''919.

Më pas në vendin e tretë u pozicionua ish kampioni i botës i cili garon në skuadrën e Ferrarit, Fernando Alonso. Menjëherë pas pilotit spanjoll u rëndit Jasson Button, i cili ka lënë prapa garuesin tjetër të Ferrarit brazilianin, Felipe Massa.

Për sa i përket shtatë herë kampionit të botës pilotin gjerman, Michael Schumacher ai do të niset në radhën e katërt, në pozicionin e shtatë përkrah ish shokut të tij të skuadrës kur garonte tek Ferrari, Rubens Barichelo.

r.b/NOA

KOMENTE