Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inter, Balotelli vendos të largohet
English

Inter, Balotelli vendos të largohet

Milano, 27 Mars NOA - Është një gjendje vërtet tepër e ngatërruar ajo e Mario Balotellit në skuadrën e tij të Interit.

Me sa duket nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm që ai të kërkojë largimin nga kjo skuadër, pasi Murinjo nuk ka ndërmend të ndryshojë vendimin e tij për të grumbulluar lojtarin në ekip.

Që Balotelli të jetë pjesë e lojtarëve të thirrur në ndeshjet e skuadrës së tij, me sa duket duhet ti kërkojë falje teknikut zikaltër por, një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë dhe për të zgjidhja më e mirë është largimi nga kjo skuadër, gjë e cila është konfirmuar dhe nga vetë Mino Raiola.

Lojtari ka shprehur gjithmonë dëshirën e tij për të kaluar tek ekipi tjetër i Milanos dhe Milan, krahas tij ka pranuar krah hapur lojtarin në radhët e skuadrës së saj.

Gjithçka për Balotellin do të vendoset ditët në vazhdim pasi situata e tij tek Inter po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.

r.b/NOA

KOMENTE