Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juventus, në një ndër periudhat më të vështira tek Seria A
English

Juventus, në një ndër periudhat më të vështira tek Seria A

Torino, 27 Mars NOA - Juventus po kalon një ndër periudhat më të vështira në historinë e saj të Seria A dhe për këtë gjendje ka folur vetë presidenti i klubit Jean Claude Blanc.

"Ka ardhur koha në të cilën nuk lejohen më gabimet dhe skuadra duhet të marrë vetëm rezultate pozitive", - deklaroi Blanc duke i bërë thirrje ekipit të tij që mos të pësojë më disfata në kampionat.

Tashmë kanë mbetur vetëm tetë ndeshje në kampionat dhe situata e Juventusit për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve po bëhet gjithnjë e më e vështirë, ku në këto sfida të mbetura ata duhet të kërkojnë patjetër të marrin rezultate pozitive.

Këtë gjë e ka theksuar dhe vetë Blanc i cili ka pohuar se do të jetë e rëndësishme që në ndeshjet e fundit të mbetura, ekipi i bardhë e zinjve, nuk duhet të gabojë më dhe sipas tij ka ardhur ai moment në të cilin skuadra e Juventusit duhet të luftojë me krenarinë e tij.

r.b/NOA

KOMENTE