English

Kërcënohet Berluskoni, letër me plumb

Milano, 27 mars, NOA - Një zaf me kërcënime për kryeministrin, Silvio Berluskoni dhe drejtues të tjerë të partisë së tij është gjetur në Milano, në zyrat postare. Lajmi është konfirmuar nga policia italiane, e cila ka sqaruar se në zarf ka qenë dhe një plumb.

Pakoja është gjetur dje në qendrën e magazinimit të porosive në postën italiane. "Do përfundosh si mi", ishin fjalët që përmbante letra e drejtuar për kryeministrin italian. Letra mbante dhe adresën e saktë të kryeministri të Italisë, ndërsa mesazhi me plumb duket se shkon më afër lidhjeve mafioze. Policia deklaroi se ka nisur hetimet për këtë çështje.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE