English

Kinë, 78 për qind e familjeve ëndërrojnë dy fëmijë

Shangai, 27 mars, NOA - 78 për qind e kineze do të dëshironin që të kishin nga dy fëmijë, nëse programi i planifikimit familjar do ua lejonte një mundësi të tillë. Statistikat janë nxjerrë nga një sondazh i medias kombëtare kineze "China Daily" dhe nga një studim social i autoriteteve kineze.

Në një kampion prej 6183 personash, më shumë se 56,9 për qind e tyre preferonin që fëmijët ti kishin në moshë të re.

Ligji për planifikimin familjar e ndalon më shumë se gjysmës së popullsisë kineze që të ketë më shumë se një fëmijë.

Por megjithë masat e marra, Kina vijon të mbetet një prej vendeve me zhvillimin më të madh demografik.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE