English

Kryesocialisti këmbëngul: Nuk duam ndryshim të rezultatit

Tiranë, 27 mars, NOA Update - "Ne do të kërkojmë të hapen kutitë e mbyllura që fshehin të vërtetën e votave të popullit, por nuk tentojmë të ndryshojmë rezultatin".

Kjo është teza e shumëpërsëritur e kryesocialistit Edi Rama, të cilën ai e ka përmendur me forcë edhe gjatë fjalimit që sapo mbajti në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

"Beteja jonë për kutitë është jo për rrëzimin e rezultatit, por për shpëtimin e qytetarit nga një keqqeverisje dhe një e shkuar që e mban ende peng Shqipërinë", deklaroi ai.

Më tej, tha se "opozita në kundërshtim me mazhorancën, dha në Kuvend shembullin se ditëm të përballemi në një debat të gjatë dhe të vështirë në parlament, duke mos hequr dorë nga kërkesa për kutitë e mbyllura".

"Por pushteti i Rruzhies kërkon të ngrejë tensionin", deklaroi Rama.

n.e/NOA

KOMENTE