Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta me studentët e Luginës së Preshevës: E ardhmja është te ju
English

Meta me studentët e Luginës së Preshevës: E ardhmja është te ju

Tiranë, 27 mars, NOA - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, priti sot një grup studentësh nga Lugina e Preshevës, që studiojnë në universitetet e Shqipërisë. Duke diskutuar mbi problematikën e Luginës së Preshevës, Meta, u shpreh se duke u takuar me studentët nga Lugina e Preshevës, që studiojnë në universitetet e Shqipërisë, po takonte të ardhmen e Luginës, me qytetarë më të shkolluar, që do të kontribuojnë në zhvillimin e gjithanshëm të saj.

"Për të arritur në këtë vizion të përbashkët, Shqipëria është angazhuar plotësisht për të kontribuar në shumë drejtime, një prej të cilave është dhe diplomimi i qindra djemve e vajzave nga Lugina e Preshevës në Universitetet e Shqipërisë", u shpreh Meta.

Ai theksoi se Shqipëria, me politikën e saj të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, po luan një rol konstruktiv të vlerësuar, për një Ballkan të integruar në familjen europiane. "Në këtë kontekst ishte dhe vizita ime në Beograd dhe Luginën e Preshevës", u shpreh Meta.

Në takim ishte dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, i cili në fjalën e tij siguroi të pranishmit se Shqipëria, me universitetet e saj cilësore, publike e private, është gatshme të presë më shumë studentë nga Lugina për studime universitare e pasuniversitare.

m.xh/NOA

KOMENTE