Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta-Rashiç: Gati fondi për ndërtimet në Graçanicë
English

Meta-Rashiç: Gati fondi për ndërtimet në Graçanicë

Tiranë, 27 mars, NOA - Qeveria shqiptare ka përfunduar procedurat financiare për fillimin e punimeve në projektet që do të ndërtohen në komunën e Graçanicës në Kosovë. Kjo gjë i është konfirmuar ministrit për Kthime dhe Komunitete të Republikës së Kosovës, Sasha Rashiç nga zëvendëskryeministri Ilir Meta gjatë një takimi të zhvilluar sot.

"Lidhur me angazhimin e Qeverisë së Shqipërisë për të kontribuar me fonde për ndërtimin e objekteve social-kulturore në komunën me shumicë serbe të Graçanicës, Zoti Meta e informoi Ministrin Rashiç, se aktualisht është mbyllur etapa e vendim-marrjes dhe fondi prej 400.000 eurosh tashmë është i gatshëm për t'u përdorur në projektet e përcaktuara në bashkëpunim me autoritetet lokale të Komunës dhe të Qeverisë së Kosovës", thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme në lidhje me takimin.

Ministri Rashiç ka falënderuar zëvendëskryeministrin Meta për kontributin dhe angazhimin konkret të Shqipërisë jo vetëm për progresin e Kosovës në përgjithësi. Ai është ndalur në interesin e treguar dhe kontributin konkret në përmirësimin e jetës së përditshme të komunitetit serb në Kosovë.

m.xh/NOA

KOMENTE