Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDU protestë para ambasadës greke: Ndal racizmit, të hapet çështja çame
English

PDU protestë para ambasadës greke: Ndal racizmit, të hapet çështja çame

Tiranë, 27 mars, NOA - Qindra persona kanë protestuar paraditen e sotme përpara ambasadës greke në kryeqytet për skandalin e ndodhur në ushtrinë greke me thirrjet anti-shqiptare. Protesta me tone patriotike është organizuar nga Partia Drejtësi dhe Unitet, Klubi i Patriotëve të Rinj, organizata "Mjaft", "Tifozat Kuqezi", si dhe një sërë organizatash të tjera. Në njoftimin zyrtar të Partisë Drejtësi dhe Unitet, theksohet se protesta ishte reagim ndaj "videos së turpit që u xhirua gjatë paradës së ushtrisë greke në Athinë".

Protesta ka vijuar duke kënduar himnin kombëtar dhe këngë patriotike. Gjatë saj janë hedhur dhe parulla për çështjen çame dhe mbi të drejtat kombëtare të shqiptarëve.

Protestuesit kanë kërkuar nga qeveria greke që të dënojë këto akte, si edhe nga qeveria shqiptare që të kërkojë ndëshkim të rreptë dhe të drejtë për aktet raciste.

"Shprehim indinjatën tonë të thellë për gjestin e shëmtuar i cili nuk i shërben marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Gjesti vjen në një ditë, si dita e pavarësisë së Greqisë, kur ne nuk e prisnim por prisnim një falënderim për çamët që ishin në krye të luftës për pavarësinë e Greqisë, si Marko Boçari, Kiço Xhavella, e të tjerë.

Ne i kërkojmë qeverisë greke të distancohet nga aktet e përsëritura. Qeveria shqiptare, në mënyrë të qartë të mbajë qëndrim dhe të kërkoj shpjegim. I kërkojmë presidentit Topi, kryeministrit Berisha dhe të gjithë forcave politike të ruajnë identitetin shqiptar dhe të hapin në tryezën e bisedime çështjen çame", deklaroi kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

m.xh/NOA

KOMENTE