Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Premier League, Zola pranë largimit
English

Premier League, Zola pranë largimit

Angli, 28 Mars NOA - Ka disa ditë në të cilat në ambientet e klubit anglez të West Ham qarkullojnë emrat e zëvendësuesit të Zolës por, akoma nuk është vendosur se kush do të jetë.

Ajo që dihet me siguri është largimi i teknikut italian nga ky ekip pasi situata e West Ham në shpëtimin nga rënia e kategorisë së parë të Premier League po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Sipas të përditshmes "Daily Mail", ditën e djeshme vetë tekniku italian nuk i ka lejuar drejtuesit e klubit të merrnin pjesë në seancën stërvitore të ekipit, ku ishte në program një ballafaqim midis vetë Zolës dhe lojtarëve të klubit.

Kjo sipas tyre vjen si rrjedhojë e deklaratave të vetë drejtueseve në veçanti të David Sullivan, i cili nuk ka treguar besim tek tekniku italian.

Edhe pse Zola është shprehur mjaft optimist për mos rënien nga kategoria të ekipit, roli i tij në këtë ekip nuk është më i sigurt.

r.b/NOA

KOMENTE