English

Roma - Inter, një histori me gola dhe polemika

Romë, 27 Mars NOA - Pas pak orësh do të luhet supersfida e kësaj jave në Kampionatin Italian të Seria A, ku për kreun e klasifikimit, do të përballen Inter dhe Roma.

Kjo ndeshje do të jetë mjaft e rëndësishme për rrjedhën e kampionatit, pasi në rast fitoreje të Romës distanca e pikëve me ekipin kryesues të zikaltërve do të bëhej në vetëm një të tillë.

Kjo ndeshje ka patur historinë e saj, ku gjithmonë në sfidat e këtyre dy ekipeve janë shënuar një numër i madh golash dhe krahas saj ato gjithmonë janë ndjekur nga polemika të shumta në mbarim të tyre.

Edhe pse trajnerët të cilët kanë qenë të ndryshëm në këto sfida, sërish ajo mbetet një ndër më të bukurat dhe më rivalizueset në Seria A.

Gjithashtu duhet thënë se midis tyre nuk mund të përcaktojmë dot një ekip i cili ka korrur më shumë suksese, kjo pasi të dyja kanë bërë diçka të tillë në momente mjaft delikatë të kampionatit.

Ajo që duhet thënë është se në qoftë se Roma kërkon një fitore në këtë ndeshje, duhet të bëjë një lojë prefekte, kjo duke parë momentin e mirë që po kalon ekipi i Murinjos.

r.b/NOA

KOMENTE