English

Australi, Abbot kalon provën e "njeriut të hekurt"

Australi, 30 Mars NOA - Lideri i opozitës konservatore në Australi, Tony Abbott, i cili është fanatik në lidhje me fitnesin, ka kaluar me sukses provën e cila quhet "njeriu i hekurt".

Ajo konsistoi, që në më pak se 14 orë ai të bënte, 2.8 kilometër not, 180 kilometër me biçikletë dhe një maratonë prej 42 kilometrash.

Për këtë sfidë lideri i opozitës u trajnua për rreth dhjetë orë në ditë dhe e kaloi me sukses këtë provë, duke u renditur në vendin e 1.160 në 1500 konkurrentë që morën pjesë në këtë eveniment.

Duhet thënë se kjo provë ishte vërtetë e suksesshme për të, pasi ai mban mbi shpatulla një moshë 53 vjeçare dhe ky test ishte me të vërtetë i lodhshëm për të.

Në përfundim të saj ai deklaroi se për të dalë si fitues në këtë garë duhen rezistencë, grinte dhe forcë, që sipas Abbott janë të njëjta karakteristika që nevojiten dhe për të qeverisur vendin.

r.b/NOA

KOMENTE