Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 30 Mars 2010

  • Humb jetën në Spitalin Ushtarak Spartak Camaj Tiranë, 31 Mars NOA - Personi qe u qellua me arme zjarri mbremjen e sotme prane shkolles "Vasil Shanto" ne Tirane, humbi jeten pak ore pasi u dergua ne Spitalin Ushtarak.
  • Hapet një seksi-shop enkas për myslimanët Holandë, 30 Mars NOA- Një seksi-shop virtual për myslimanët, i cili ofron produkte që i përmbahen ligjeve islamike, është hapur në Holandë.
  • Burrat e martuar, pse jetojnë më gjatë SHBA, 31 Mars NOA - Martesa bën shumë mirë për shëndetin. Meshkujt të cilët janë të martuar bëjnë më shumë kontrolle mjekësore dhe ushtrime fizike se sa ata që janë single.
  • Shekspiri, njeriu dhe pena e tij James Shapiro shkon pas gjurmëve të librit të tij të mëparshëm mbi dramaturgun William Shakespeare, "1599", i cili është botuar në vitin 2005, me një temë të pazakontë: një hetim mbi atë se a ka qenë Shakespeare ai që i ka shkruar veprat
  • Një tjetër përjashtim për Balotelli Milano, 30 Mars NOA - Edhe pse gjatë kësaj jave u fol shumë për një rikthim të Mario Balotellit në skuadrën e Interit, ku për këtë çështje foli dhe vetë presidenti i Interit Massimo Moratti, sërish ai nuk është grumbulluar në sfidën e Ligës së Kampionëve nga Murinjo ku Inter do të përballet me
  • Euroja e shtypur Nocioni i një zone të vetme ekonomike të euros është fals. Për dallim nga fqinjët e tyre në veri, shtetet që bëjnë pjesë në gjysmën jugore të kësaj zone kanë pasur vështirësi të mëdha.
  • Plagosjet me armë 25-vjeçari te "Vasil Shanto" Tiranë, 30 Mars NOA - Një person ka mbetur i plagosur pak minuta më parë në afërsi të shkollës "Vasil Shanto" në Tiranë pasi u qëllua me armë zjarri, raporton një burim në vendngjarje për agjencinë NOA.
  • Barcelona - Arsenal, rezultatet flasin për spanjollët Spanjë, 31 Mars NOA - Barcelona dhe Arsenal përballen për të katërtën herë në Ligën e Kampionëve. Në tre përballjet e tyre të para anglezët duhet thënë se nuk kanë arritur asnjëherë të fitojnë në këto sfida midis tyre.
  • Zhdëp më dru vëllanë, e "bombardon" me grushte Durrës, 30 Mars NOA - Dy vëllezër janë konfliktuar mes tyre dhe njëri ka goditur kaq shumë tjetrin sa ka përfunduar me plagë në spital. Ngjarja ka ndodhur në orën 00.
  • Topalli-Vlcek: Çekia mbështet Shqipërinë për vizat Tiranë, 30 mars, NOA - Përtej ndihmës që ka dhënë gjatë presidencës së saj 6-mujore në krye të Bashkimit Evropian, Republika e Çekisë do ta vazhdojë mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë në rrugën e procesit të saj integrues si edhe heqjen e vizave.
  • BE, 1.2 miliardë euro për Haitin Bruksel, 30 mars, NOA - Bashkimi Evropian do të sigurojë 1.2 miliardë euro për rindërtimin e Haitit. Një fakt të tillë e ka bërë me dije Komisioni Evropian pikërisht një ditë para konferencës ndërkombëtare në Nju Jork, ku pritet të sigurohen 3.
  • Rasmussen: Në qershor 2010, qytetarët e Shqipërisë pa viza drejt BE Deklarata e fortë e Rasmussen: Në qershor 2010 qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës do të lëvizin pa viza drejt Bashkimit Evropian. Meta: Kritizerët e vendit tim nuk mund të pengojnë bashkëpunimin rajonal
  • Kënga e Shqipërisë në Eurovizion, ja versioni në anglisht (Video) Ndiqni dhe intervistën me Juliana Pashën, si dëshira e saj e madhe është të fitojë Eurovizionin 2010 Tiranë, 30 Mars NOA - Këngëtarja e njohur Juliana Pasha do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, që pritet të zhvillohet në Oslo të Norvegjisë.
  • Vetëm 2.5 % e njerëzve të aftë të ngasin kur flasin me celular Utah, 30 mars, NOA - Njerëzit, të cilët mendojnë se dinë të ngasin një makinë dhe të flasin në një celular në të njëjtën kohë pa problem, janë shumë, por vetëm 1 njeri nga 40 të tillë, pra vetëm 2.
  • Ambasada Italiane, ndihma për fëmijët e Shkodrës Tiranë, 30 mars, NOA - Në kuadër të sezonit të evenimenteve "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", të promovuar nga ambasada italiane në Tiranë, nesër në sallën e Bashkisë te Dajçit, përfaqësuesi zyrtar i kësaj ambasade, Saba D'Elia së bashku me Rotary Club (Umbria, Marche
  • Bashkia e Vlorës prezanton Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve Vlorë, 30 mars, NOA - Bashkia e Vlorës dhe Fondacioni "Terre des Hommes", me mbështetjen e prezencës së OSBE në Shqipëri, do të prezantojnë zyrtarisht nesër përmes një ceremonie të veçantë Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, e krijuar pranë departamentit të Shërbimeve Sociale.
  • Kukulla Barbi, tani dhe ... transeksuale Madrid, 30 mars, NOA - E famshmja kukull Barbi, tani shfaqet edhe në variantin transeksual, përveçse vajzës së vogël me pamje ëngjëllore që jemi mësuar të shohim nga prodhimet e kësaj firme.
  • Vodhën 1 mijë ton krom, prangosen 8 persona Bulqizë, 30 mars, NOA - Plot tetë persona kanë rënë në prangat e forcave policore të Bulqizës gjatë një aksioni të organizuar në kuadrin e zbulimit të hajdutëve të 1 mijë ton kromi në minierën e kësaj qyteze.
  • Alarmi, paralajmërohet sërish bombë në Moskë Moskë, 30 mars, NOA - Një katedrale në Moskë është evakuuar pas një alarmi të rremë për bombë, ndërsa ajo ishte paralajmëruar me anë të një telefonate.
  • Energjia e rinovueshme, Berisha takohet me projektues Tiranë, 30 mars, NOA - Kryeministri Berisha priti sot një grup të kompanisë Soave, që vepron në sektorin e centraleve eolik, fotovoltaik, hidroelektrik, me biomasë dhe efiçencë energjie nga Abruzzo e Italisë, të kryesuar nga Alberico Laudadio.
  • Berisha uron me telefon Berluskonin për fitoren Tiranë, 30 mars, NOA - Kryeministri Berisha zhvilloi sot në drekë një bisedë telefonike mjaft të ngrohtë e miqësore me kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, të cilin e uroi përzemërsisht për fitoren në zgjedhjet rajonale vendore të zhvilluara në Itali.
  • Kryeministri Berisha ngushëllon Putin për sulmet terroriste Tiranë, 30 mars, NOA - Kryeministri Berisha i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, për sulmet e organizuara në metronë e Moskës, ku humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
  • Stefan Fule: Ecuri në negociatat për Shqipërinë e Malin e Zi Tiranë, 30 mars, NOA - Komisioneri i ri për Zgjerimin e Bashkimin Evropian, Stefan Fa¼le, pohon se të gjitha vendet e Ballkanit kanë detyra shtëpie për të bërë deri në fillimin e negociatave.
  • Nishani-Chountis: Mbështetje për vizat Tiranë, 30 mars, NOA - Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, gjatë një takimi që zhvilloi me Nikolaos Chountis, reporter i Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin, deklaroi mbështetjen e plotë mbi procesin e liberalizimit të vizave.
  • PDU: Protesta, nuk dogjëm flamurin grek Tiranë, 30 mars, NOA - Partia për Demokraci dhe Unitet, ka hedhur poshtë me anë të një deklarate akuzat e ngritura nga shoqata "Omonia", sikur gjatë protestës së zhvilluar prej saj para ambasadës greke lidhur me reagimin ndaj videos antishqiptare të ushtarëve grekë, paska djegur flamurin grek
  • Fëmijët e rrugës, Ksera u premton qendër sociale Tiranë, 30 mars, NOA /Blerina Ahmetaj - Fëmijët e rrugës së shpejti do të kenë një qendër ku mund të strehohen dhe të marrin shërbimet e nevojshme dhe këtë herë nisma është e vetë strukturave të shtetit të cilat e shikojnë këtë kategori në rrezik nga trafiku i qenieve njerëzore.
  • Protokollet në QSUT, shërbim i njëjtë për kosto të ndryshme Tiranë, 30 mars, NOA/ Blerina Ahmetaj - Në fillim të vitit 2011, pacienti shqiptar do të paguajë për një shërbim të njëjtë në spital, një kosto të ndryshme dhe këtë do ta përcaktojnë protokollet të cilat po hartohen për çdo sëmundje.
  • Reportazh/ Greqi, familja shqiptare që po vuan refuzimin e pronarit të pashpirt Më shumë foto, te Galeria Rodos, 30 Mars Ekskluzive NOA -Një emigrant shqiptar në Greqi, i pasiguruar, po lufton me vdekjen pasi ka rënë në koma për shkak të një aksidenti në punë, kurse punëdhënësi i tij ka refuzuar të paguajë shpenzimet e ndërhyrjes kirurgjikale, raporton korrespondenti
  • Malmstrom: Vizat, shumë shpejt jepet konfirmimi për Shqipërinë Tiranë, 30 Mars NOA - Cecilia Malmstra¶m, Komisionerja për Punët e Brendshme ka deklaruar sot se Komisioni është i angazhuar tërësisht për përshpejtimin e heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës dhe proçesi do të vlerësohet si një proçes teknik.
  • Della Valle heq dorë nga Fiorentina Firence, 30 Mars NOA - Ka qenë me të vërtetë një lajm shokues ai i ditës së sotme ku u bë e ditur se Diego Della Valle ka hequr dorë nga klubi i Fiorentinës dhe nuk do të jetë më president i kësaj skuadre.
  • Milan me sytë nga Lukaku Milano, 30 Mars NOA - Ai quhet Romelu Lukaku dhe tashmë mund të themi se është objektivi kryesor i skuadrës së Milanit. Bomberi i ri i Anderlecht, është vetëm 17 vjeç dhe me sa duket është nën vëzhgim nga drejtuesit e klubit kuq e zi.
  • Berisha-Chountis: Shqipëria në BE, stabilitet për rajonin Tiranë, 30 mars, NOA - Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Nikolaos Chountis ka garantuar kryeministrin, Sali Berisha se PE-ja, do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm qeverinë për realizimin sa më parë të projektit për liberalizimin e vizave.
  • Krijohet Avokati i Tatimpaguesve Tiranë, 30 mars, NOA - Një strukturë shtetërore, e cila do të propozohet nga Drejtoria e Tatimeve dhe do të miratohet nga Ministri i Financave do të shërbejë për të mbrojtur të drejtat e biznesit.
  • Rama letër Fules: Hetimi i zgjedhjeve në Shqipëri, në interes të Europës Tiranë, 30 mars, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste i kërkon komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fule që çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri ta adresoj në të gjitha instancat e BE-së.
  • Bursa e Tiranës privatizohet brenda vitit Tiranë, 30 mars, NOA - Qeveria shqiptare duket se do të finalizojë brenda këtij viti projektin e saj për shitjen e Bursës së Tiranës. Premtimi është bërë nga ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.
  • Eurodeputeti grek: Dënojmë aktet gjatë paradës ushtarake Tiranë, 30 mars, NOA - Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikolaos Chountis, është shprehur se aktet antishqiptare në paradën e ushtrisë greke janë të dënueshme dhe ato nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
  • Topi: Jam optimist për kapërcimin e ngërçit politik Tiranë, 30 mars, NOA - Presidenti Bamir Topi, në takimin me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë Nikolaos Chountis, është shprehur optimist për gjetjen e zgjidhjes dhe kapërcimin e ngërçit politik në vend.
  • Tahiri: Protesta në gjithë vendin, deri në zyrën e Berishës Tiranë, 30 mars, NOA - Partia Socialiste i quan të ezauruara të gjitha mundësitë për gjetjen e dialogut politik. Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, në një deklaratë dhënë sot për mediat, ka theksuar se rruga e vetme për zgjidhjen e situatës janë protestat në gjithë vendin, deri dhe
  • Kushner: Bosnja e Kosova, nuk duam Qipro të re në BE Kanada, 30 mars, NOA - Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës për të hyrë në Bashkimin Evropian.
  • PDU: Çështja çame, partitë të mos heshtin Tiranë, 30 mars, NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet kërkon nga të gjitha forcat politike që të mos heshtin më për çështjen çame. Në një njoftim për mediat, PDU-ja ka përshëndetur deklaratën e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, në një intervistë televizive, për çështjen çame.
  • Ligji "Anti-Mafia", kërkohen të dhënat e shqiptarëve në Gjermani Tiranë, 30 mars, NOA - Policitë e Shqipërisë dhe Gjermanisë do të rrisin bashkëpunimin në shkëmbimin e informacioneve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe trafiqet.
  • Prifti: Shqipëria, vendi me rritjen ekonomike më të lartë në Europë Stamboll, 30 mars, NOA -Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, në konferencën e ministrave të Tregtisë dhe Ekonomisë së Europës Juglindore, në Turqi, ka theksuar se Shqipëria është vendi me rritjen më të madhe ekonomike në Europë.
  • Organizatë e re për mbrojtjen e homoseksualëve Tiranë, 30 mars, NOA - Debati i fundit në vend për diskriminimin e homoseksualëve ka bërë që të krijohet dhe një tjetër organizatë në mbrojtje të minoriteteve seksuale.
  • Ruçi: Kriza do të ishte zgjidhur, nëse PD nuk rrëzonte nismat e PS Tiranë, 30 mars, NOA - Nëse mazhoranca nuk do të kishte rrëzuar nismat ligjore dhe propozimet e bëra nga Partia Socialiste në Kuvend, kriza politike në vend do të kishte përfunduar.
  • Zgjedhjet, Ristani: Numërimi nuk është manipuluar Tiranë, 30 mars, NOA - Raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimet e 28 qershorit të vitit të kaluar, vlerëson se ka patur disa probleme gjatë numërimit, por nuk mund të flitet për manipulim apo pasaktësi në rezultat.
  • Toçi: Ligji për tokën rikthen epokën e kolektivizimit Tiranë, 30 mars, NOA - Ligji i ri për përdorimin e tokës bujqësore është cilësuar nga Partia Socialiste si një rikthim në epokën e kolektivizimit.
  • Zbulohen kufomat e 15 fëmijëve në lumë Pekin, 30 mars, NOA - Janë zbuluar 15 kufoma fëmijësh, të sapolindur në një lumë afër rajonit Nining, në Kinë. Kufomat janë gjetur nga policia dhe mendohet se janë hedhur nga punonjësit e një spitali.
  • Mbrëmje në TOB, në nderim të Milto Vakos Tiranë, 30 mars, NOA /Milena Selimi - Kolegët, bashkëpunëtorët, studentët dhe admiruesit e dirigjentit Milto Vako do të zhvillojnë sot në orën 19.
  • "Në Stacionin e 7-të" të Theodhosit Strasburg, 30 mars, NOA /Milena Selimi - Arben Theodhosi, piktori i njohur dhe fitues i njërit prej edicioneve të Onufrit, do të jetë këtë muaj me një ekspozitë personale në Strasburg dhe përveç kësaj dhe me një botim të ri, që e ka titulluar "Në stacionin e shtatë".
  • Identifikohet autori i plagosjes në spitalin e Shkodrës Shkodër, 30 mars, NOA Update - Ekspertët hetimorë kanë mundur të identifikojnë autorin e plagosjes me armë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në mjediset e spitalit të Shkodrës.
  • Fule: Zgjidhni emrin, do keni datën Bruksel, 30 mars, NOA - Komisioneri evropian pwr Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule ka theksuar se zgjidhja e kontestit të emrit midis Shkupit dhe Athinës do të jetë një dritë jeshile për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim.
  • Fshihte në makinë 93 kg drogë, arrestohet Kapshticë, 30 mars, NOA - Përpiqej të kalonte kufirin shqiptar në pikën doganore të Kapshticës, me një makinë në të cilën fshihte 93 kilogramë bimë narkotike e llojit marijuanë, e cila ishte vendosur në 90 pako të mbështjella me natriban
  • Ndiqet greku, nuk pagoi punëtorin Korçë, 30 mars, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj 48-vjeçarit grek, Kosta Efermidhis, i cili është akuzuar nga një punëtor shqiptar për mospagesë të punës së tij.
  • Plagosje në spital, qëllohet një 24-vjeçar Shkodër, 30 mars, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa kishte nisur puna si gjithë ditët e tjera të zakonshme në mjediset e spitalit të qytetit të Shkodrës.
  • Kosova e pavarur, forcë stabiliteti në rajon Prishtinë, 30 mars, NOA - Zv/sekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, tha se pavarësia e Kosovës ka qenë një forcë për stabilitet në rajon dhe se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në dy vitet e saj të para si shtet i pavarur.
  • Berluskoni e aleatët, fitojnë rajonalet Romë, 30 mars, NOA - Rezultatet paraprake të zgjedhjeve rajonale në Itali flasin për një fitore të qendrës së majtë, ku rezultate të suksesshme ka arritur Pdl dhe "Lega Nord".
  • Letër spitalit: Shes zemrën për transplant, nuk di si të jetoj Firence, 30 mars, NOA - Ka nisur në Itali përvoja e nisjes së letrave ndaj spitaleve nga njerëz të dëshpëruar që vënë në shitje organet e tyre pasi nuk kanë me se të jetojnë.
  • AI: 700 të dënuar me vdekje në 2009 Uashington, 30 mars, NOA - Më shumë se 700 persona janë dënuar me vdekje gjatë vitit 2009 në mbarë botën. Një fakt të tillë e ka deklaruar raporti i fundit i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Amnesty International".
  • Rahr: Shpërthimet në Moskë, sfond çeçenas ose kaukazo-verior Berlin, 30 mars, NOA - Eksperti i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme, Aleksandër Rahr thotë se Kaukazi Verior është kthyer në terren pjellor për terroristët dhe se puna e organeve të sigurisë në Rusi është e dobët.
  • Aktet terroriste, sot Rusia në ditë zie Moskë, 30 mars, NOA - Ndërsa Rusia sot gjendet e gjitha në ditë zie për shkak të dy shpërthimeve të djeshme në metronë e Moskës, hetuesit po kërkojnë ndihmësit e dyshuar të atentatoreve.
  • Shënohet numër i lartë i përdoruesve të Kanabis Australi, 30 Mars NOA - Një kërkim i ri në shtetin e Australisë nxori në pah një numër mjaft të lartë të personave të cilët janë përdorues të kanabisit.
  • Nisin xhirimet për një film mbi Facebook SHBA, 30 Mars NOA - Facebook, gjashtë vjet pas lindjes është kthyer në një rrjet social tepër të përdorur në të gjithë botën por tashmë ai po shihet dhe si një burim frymëzimi nga regjisorët e shumtë.
  • Australi, Abbot kalon provën e "njeriut të hekurt" Australi, 30 Mars NOA - Lideri i opozitës konservatore në Australi, Tony Abbott, i cili është fanatik në lidhje me fitnesin, ka kaluar me sukses provën e cila quhet "njeriu i hekurt".
  • Moggi i këshillon Alegrin Juventusit Itali, 30 Mars NOA - Ish-drejtori i përgjithshëm i Juvetusit i cili u përfshi në skandalin e "calciopolit" në Itali dhe tashmë gjendet i përjashtuar nga aktivitetet futbollistike, Luçiano Moggi i ka dhënë këshilla ish klubit të tij në lidhje me fushatën e merkatos së këtij klubi.