Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Vlorës prezanton Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve
English

Bashkia e Vlorës prezanton Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve

Vlorë, 30 mars, NOA - Bashkia e Vlorës dhe Fondacioni "Terre des Hommes", me mbështetjen e prezencës së OSBE në Shqipëri, do të prezantojnë zyrtarisht nesër përmes një ceremonie të veçantë Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, e krijuar pranë departamentit të Shërbimeve Sociale.

Kjo njësi ka për detyrë të ofrojë shërbime mbrojtje për fëmijët në rrezik dhune, abuzimi dhe trafikimi si dhe për familjet e tyre.

Sipas të dhënave, Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve ka filluar punë që nga data 5 janar dhe që prej atëherë ka identifikuar 13 fëmijë, të cilët kanë braktisur shkollën ose janë në nevojë për mbështetje mjekësorë pasi janë të prekur nga kequshqyerja për shkak të gjendjes ekonomike të familjes.

Këto janë raste të referuar nga administratorët sociale dhe të identifikuar nga vizitat në komunitet.

Nesër, kjo Njësi do të prezantohet gjatë një aktiviteti me pjesëmarrjen e kryetarit të

Baskisë, Shpëtim Gjika, për të treguar angazhimin e bashkisë për mirëqënien e qytetarëve të saj.

Pjesëmarrës do të jenë edhe Renate Hemmans, zv/shefe e prezencës së OSBE në Shqipëri dhe Sendrine Constant, shefe misioni e "Terre des Hommes", mbështetës kryesore i kësaj iniciative.

Konkretisht, aktiviteti prezantues do të përfshijë dhe një prezantim nga fëmijët, si dhe një ekspozitë ilustruese mbi të drejtat dhe pikëpamjet e fëmijëve për të ardhmen e brezit të tyre në Vlorë dhe më pas do të vijojë me një vizitë pranë zyrave të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale të bashkisë Vlorë.

n.e/NOA

KOMENTE