Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bursa e Tiranës privatizohet brenda vitit
English

Bursa e Tiranës privatizohet brenda vitit

Tiranë, 30 mars, NOA - Qeveria shqiptare duket se do të finalizojë brenda këtij viti projektin e saj për shitjen e Bursës së Tiranës. Premtimi është bërë nga ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Pas konsultimeve të shumta me Ministrinë e Financave, Bankën e Shqipërisë dhe institucione të tjera duket se është gjetur skema e privatizimit të saj.

"Ne mendojnë të gjejmë një investitor strategjik, pra një bursë europiane, por nga ana tjetër mendojmë që 20-30 % të aksioneve të mund t'ia lëmë sistemit tonë financiar, pra bankave në Shqipëri", është shprehur Prifti. Sipas tij kjo është skema më e mirë e cila parashikohet të garantojë sukses. Por qeveria, sipas Prifit, do të marrë një vendim të tillë brenda këtij viti.

Vetëm një bursë private do të zhvillonte tregun e kapitaleve në Shqipëri. Ky treg është inegzistent edhe pse në Tiranë funksionon një e ashtuquajtur bursë, e hapur që në vitin 1995. Që një kompani të listohet në bursë duhet të plotësojë disa kushte, ku më kryesori është publikimi i bilanceve.

Në se do të funksiononte bursa, vlera e privatizimeve strategjike të bëra deri tani nga qeveria do ishte disa herë më e madhe. Aktualisht shqiptarët investojnë kursimet e tyre në depozita bankare ose në bono thesari. Aktivizimi i bursës do të ishte një mundësi më shumë për investime në tregun e kapitale.

r.l/NOA

KOMENTE