English

Della Valle heq dorë nga Fiorentina

Firence, 30 Mars NOA - Ka qenë me të vërtetë një lajm shokues ai i ditës së sotme ku u bë e ditur se Diego Della Valle ka hequr dorë nga klubi i Fiorentinës dhe nuk do të jetë më president i kësaj skuadre.

Ky lajm u bë zyrtar nga e përditshmja italiane "Corriere dello Sport" e cila bëri të ditur këtë deklaratë të Della Valle.

Ky vendim me sa duket nuk është hedhur poshtë aspak dhe nga vetë personi në fjalë i cili me sa duket ka hequr dorë përfundimisht nga ky ekip.

Sipas burimeve mediatike arsyet e këtij largimi janë mosmarrëveshjet e Diegos me administratorët e Fiorentinës, të cilët me sa duket nuk bien dakord me vendimet e marra.

Vërtet një lajm shokues ky për ambientin e klubit të Fiorentinës dhe për të gjithë tifozët e kësaj skuadre, të cilët momentalisht janë pa president.

r.b/NOA

KOMENTE