Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Euroja e shtypur
English

Euroja e shtypur

Nocioni i një zone të vetme ekonomike të euros është fals. Për dallim nga fqinjët e tyre në veri, shtetet që bëjnë pjesë në gjysmën jugore të kësaj zone kanë pasur vështirësi të mëdha. Këto vende sot nuk janë as konkurruese në ekonominë globale, ashtu siç edhe dëshmojnë deficitet e larta tregtare nga të cilat vuajnë

Nga Joachim Starbatty

English Version Below

Unioni Monetar Evropian, që është baza e euros, ka filluar me një iluzion të madh. Në njërën anë ishin vendet sikur: Austria, Finlanda, Gjermania dhe Holanda, valutat monetare të të cilave kanë qenë mirë të vlerësuara, sikurse në Evropë, ashtu edhe në botë. Kurse, në anën tjetër, ishin: Belgjika, Franca, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja, të cilat kishin valuta të paqëndrueshme. Nocioni i një zone të vetme ekonomike të euros është fals. Për dallim nga fqinjët e tyre në veri, shtetet që bëjnë pjesë në gjysmën jugore të kësaj zone kanë pasur vështirësi të mëdha. Këto vende sot nuk janë as konkurruese në ekonominë globale, ashtu siç edhe dëshmojnë deficitet e larta tregtare nga të cilat vuajnë. Në fakt, këto probleme janë përkeqësuar edhe më shumë me anëtarësimin në euro. Po të ishte Greqia jashtë Eurozonës për shembull, do të mund ta devalvonte valutën për ta bërë më konkurruese dhe borxhet e jashtme do të mund të rinegocioheshin në një konferencë ndërkombëtare. Alternativa ndaj këtij kolapsi që ka Greqia, është marrja përsipër e pagesës së borxheve nga vendet tjera anëtare të Eurozonës dhe si e tillë nuk është fare e mirë. Një hap i këtillë sinjalizon vendet tjera që kanë borxhe se edhe ato mund t'i lënë anash përpjekjet për rimëkëmbje dhe të llogarisin në ndihmën nga jashtë. Në këtë mënyrë, vendet borxhlije do të vihen në gjunjë. Shkurt, euro është nisur kah kolapsi. Po ta shfrytëzonte Gjermania rastin që ka për t'u tërhequr nga Eurozona, nuk do të ishte e vetme. Kalkulime të njëjta mbase do të bënte edhe Austria, Finlanda dhe Holanda, e ndoshta edhe Franca, për t'i lënë prapa shtetet që kanë borxhe dhe për t'iu bashkuar Gjermanisë në një bllok të ri dhe stabil, mbase me një valutë të re monetare. Një bllok i tillë i fuqishëm do t'i përmbushte synimet parësore që kishte euroja. Në këtë formë, edhe Shtetet e Bashkuara do të fitonin një aleat në riorganizimet e ardhshme të sistemit botërore monetar dhe atë të ekonomisë globale.

"New York Times" English Version

Euro Trashed

KOMENTE