Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fëmijët e rrugës, Ksera u premton qendër sociale
English

Fëmijët e rrugës, Ksera u premton qendër sociale

Tiranë, 30 mars, NOA /Blerina Ahmetaj - Fëmijët e rrugës së shpejti do të kenë një qendër ku mund të strehohen dhe të marrin shërbimet e nevojshme dhe këtë herë nisma është e vetë strukturave të shtetit të cilat e shikojnë këtë kategori në rrezik nga trafiku i qenieve njerëzore.

Ka qenë ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, i cili ka theksuar se ky është vendimi më i fundit që ka miratuar për t'u ardhur në ndihmë viktimave të trafikut.

"Sot, do të doja të bëja me dije edhe nismën më të fundit të ndërmarrë nga Ministria e Punës për ngritjen e një shërbimi të ri që do të ofrohet në një nga qendrat sociale rezidenciale publike për trajtimin e fëmijëve të pashoqëruar, të shfrytëzuar për lypje ose në rrezik trafikimi. Këtyre fëmijëve do t'u sigurohen mjedise të përshtatshme për akomodim, arsimim e argëtim", u shpreh Ksera.

Ministri theksoi se me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit, Shërbimi Social Shtetëror me mbështetjen e IOM po punon për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve social të Zyrave Rajonale të Shërbimeve Sociale, të cilat në bashkëpunim me policinë kufitare dhe policinë antitrafik, identifikojnë, mbrojnë, referojnë dhe ri-integrojnë viktimat e trafikimit.

Ministri Ksera i cilësoi të rëndësishme ndryshimet në Ligjin "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore", të cilat u miratuan, së fundi, nga Parlamenti shqiptar, ndryshime që parashikojnë përfshirjen për herë të parë në skemën e mbështetjes me ndihmë ekonomike të viktimave të trafikut, pas daljes së tyre nga qendrat rezidenciale të shërbimeve të përkujdesit social.

Sipas tij , për herë të parë, nëpërmjet këtyre ndryshimeve ligjore, qeveria merr përsipër financimin e qendrave rezidenciale jopublike, të cilat ofrojnë shërbime për viktimat e trafikimit me fondet qendrore buxhetore, nëpërmjet një bashkëpunimi më të ngushtë me OJF që veprojnë në këtë fushë.

Ksera theksoi se këto ndryshime do t'i shërbejnë rritjes së cilësisë së shërbimeve sociale dhe rehabilituese të viktimave jo vetëm në qendrat publike, por edhe ato jopublike konform standardeve të miratuara me VKM, si dhe ri-integrimit të tyre nëpërmjet mbështetjes financiare për një periudhë që shtrihet nga dalja e viktimës nga qendra rezidenciale e deri në sigurimin e një pune prej tyre.

b.a/n.e/NOA

KOMENTE