English

Krijohet Avokati i Tatimpaguesve

Tiranë, 30 mars, NOA - Një strukturë shtetërore, e cila do të propozohet nga Drejtoria e Tatimeve dhe do të miratohet nga Ministri i Financave do të shërbejë për të mbrojtur të drejtat e biznesit. Institucioni do të quhet Avokati i Tatimpaguesve dhe do ti jap mundësinë çdo biznesi që të ankimojë një vendim tatimor.

Por vendimet e këtij institucioni nuk do të jenë tituj ekzekutiv, çka do të thotë se bizneset mund të kërkojnë të drejtën e tyre më pas edhe në gjykatë.

Ky projekt ka gjetur miratimin e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Avokati i Tatimpaguesve do të jetë pjesë përbërëse e Drejtorisë së Tatimeve.

Aktualisht në këtë administratë ekziston një drejtori apelimi e cila është hallka e parë ku biznesi paraqet një ankesë. Më pas është komisioni apelimit pranë ministrisë së financave dhe hallka e fundit është gjykata.

r.l/NOA

KOMENTE