English

Letër spitalit: Shes zemrën për transplant, nuk di si të jetoj

Firence, 30 mars, NOA - Ka nisur në Itali përvoja e nisjes së letrave ndaj spitaleve nga njerëz të dëshpëruar që vënë në shitje organet e tyre pasi nuk kanë me se të jetojnë.

Tronditëse ka qenë përshembull letra e një gruaje 51-vjeçare me emrin Jozefina Virgili, e cila jeton në Empoli në krahinën e Firences, që në letrën e saj shkruan se është gati për të shitur organet e saj, duke përfshirë edhe zemrën, për shkak të një sërë problemesh financiare që ajo ka.

Propozimi provokues në një vend si Italia, ku nga ligji shprehimisht ndalohet çdo formë e tregtisë së organeve, vjen nga një grua e cila shkruan saktësisht se "është në dispozicion të japë organet e saj sepse nuk di si të jetojë më, bashkë me vajzën e saj 20-vjeçare".

Gruaja e shpjegon dramën e saj tronditëse në këtë mënyrë: ''Për fat të keq, pas tre vjet përvoje të hidhur, kemi pasur një biznes të vogël por falimentuam dhe ajo që ne sot vëmë në dispozicion janë veshkat tona apo dhe ndonjë organ tjetër, që kështu të paktën ne të paguajnë borxhet tona dhe të gjejmë një minimum të dinjitetit''.

n.e/NOA

KOMENTE