English

Milan me sytë nga Lukaku

Milano, 30 Mars NOA - Ai quhet Romelu Lukaku dhe tashmë mund të themi se është objektivi kryesor i skuadrës së Milanit.

Bomberi i ri i Anderlecht, është vetëm 17 vjeç dhe me sa duket është nën vëzhgim nga drejtuesit e klubit kuq e zi.

Konkurrenca për këtë lojtar është mjaft e fortë pasi janë të shumtë klubet të cilat janë vënë në ndjekje të këtij lojtari, midis të cilave mund të përmendim dhe Interin, ku stafi drejtues i këtij ekipi ka shfaqur interes për lojtarin prej shumë kohësh.

Për sa i përket çmimit të tij, skuadra belge kërkon një shifër e cila të jetë afër vlerës së 15 milion eurove.

Lukaku është një futbollist i cili ka shënuar së tepërmi këtë sezon dhe për këtë arsye klubi i kuq e zinjve do të bëjë të pamundurën për ta sjellë atë në Milano.

r.b/NOA

KOMENTE