English

Nisin xhirimet për një film mbi Facebook

SHBA, 30 Mars NOA - Facebook, gjashtë vjet pas lindjes është kthyer në një rrjet social tepër të përdorur në të gjithë botën por tashmë ai po shihet dhe si një burim frymëzimi nga regjisorët e shumtë.

Kështu më datë 15 tetor të këtij viti pritet të dalë një film i cili bazohet në këtë faqe dhe do të titullohet "The social network di David Fincher".

Filmi do të bazohet mbi këtë temë por, gjithashtu ai pritet të jetë dhe me karakter komik.

Rrjeti i famshëm social Facebook ka lindur në vitin 2004 dhe ka qenë një shpikje e Mark Zuckerberg.

Ky i fundit, në atë kohë ishte ende një student pasi ishte vetëm 19 vjeç dhe së bashku me ndihmën e shokut të tij Eduardo Saverin, - të dy studionin në Harvard - realizuan një rrjet social nga më të përdorurit në mbarë planetin tonë.

Në këtë film i cili do të dalë mbi bazë të Facebook, protagonistët do të interpretohen nga aktorët, Jesse Eisenberg dhe Andrew Garfield.

r.b/NOA

KOMENTE