English

Një tjetër përjashtim për Balotelli

Milano, 30 Mars NOA - Edhe pse gjatë kësaj jave u fol shumë për një rikthim të Mario Balotellit në skuadrën e Interit, ku për këtë çështje foli dhe vetë presidenti i Interit Massimo Moratti, sërish ai nuk është grumbulluar në sfidën e Ligës së Kampionëve nga Murinjo ku Inter do të përballet me CSKA.

Për Balotellin gjendja midis tij dhe Murinjos vazhdon të mbetet ende e tensionuar dhe për të do të thotë një përjashtim tjetër nga lista e lojtarëve të këtij klubi.

Kështu Murinjo do të luajë ndeshjen e parë të Ligës së kampionëve me CSKA pa shërbimet e "SuperMarios".

Duke u bazuar tek strategjia që po ndjek Murinjo, Balotelli mund të grumbullohet për ndeshjen e së shtunës, ku Inter do të përballet me Bolonjën në kampionatin italian të Seria A.

r.b/NOA

KOMENTE