Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosjet me armë 25-vjeçari te Vasil Shanto
English

Plagosjet me armë 25-vjeçari te "Vasil Shanto"

Tiranë, 30 Mars NOA - Një person ka mbetur i plagosur pak minuta më parë në afërsi të shkollës "Vasil Shanto" në Tiranë pasi u qëllua me armë zjarri, raporton një burim në vendngjarje për agjencinë NOA.

Viktima është Spartak Cama, rreth 25 vjeç, lindur e banues në kryeqytet. I plagosur rëndë në qafë me plumba pistolete, ai është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, por mjekët ende nuk janë shprehur për gjendjen e tij.

Ngjarja ndodhi në momentet që ambienti përreth ishte i tejmbushur me klientë lokalesh dhe kalimtarë.

Në vendngjarje momentalisht ndodhen shumë forca policore. Një burim policor i tha agjencisë NOA se dyshohet një person të ketë hapur zjarr ndaj Spartak Camës, pas një sherri ku u përfshinë disa djem të rinj, por motivet ende nuk janë të qarta. Policia tha se po punon për kapjen e autorit të plagosjes.

e.r/NOA

KOMENTE