Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protokollet në QSUT, shërbim i njëjtë për kosto të ndryshme
English

Protokollet në QSUT, shërbim i njëjtë për kosto të ndryshme

Tiranë, 30 mars, NOA/ Blerina Ahmetaj - Në fillim të vitit 2011, pacienti shqiptar do të paguajë për një shërbim të njëjtë në spital, një kosto të ndryshme dhe këtë do ta përcaktojnë protokollet të cilat po hartohen për çdo sëmundje.

Vlera e kostos së shërbimit do të ndryshojë nga një spital në tjetrin dhe për këtë do të ndikojnë shumë faktorë të cilët specialistët e shëndetësisë kanë nisur t'i analizojnë.

Nëndrejtori i QSUT, Ariel Çomo, tha sot për agjencinë e lajmeve NOA se në fazën fillestare të procesit, gjëja më e rëndësishme mbetet kodifikimi i shërbimit shëndetësor, modeli i vetëm që do t'u ofrohet shqiptarëve që do të marrin shërbim shëndetësor si në Tiranë dhe në rrethe.

"Protokoll do të thotë kodifikim i shërbimit bazuar në një model unik i cili do të përcaktojë për të gjithë njësoj trajtimin mjekësor për një sëmundje. Kjo do të na çojë në një fazë më të vonshme në përcaktimin e kostos reale të çdo shërbimi spitalor. Ky proces është shumë i ndërlikuar pasi nxjerrja e kostos do të kërkojë shumë analiza të etapave të sëmundjes të cilat përcaktohen vetëm përmes protokolleve.

Ne kemi menduar të marrim standardet më të mira të protokolleve në botë duke i përshtatur për kushtet shqiptare, standardet më të mira të kostos në botë duke i përshtatur për kushtet shqiptare. Por një gjë do të jetë e njëjtë, që shërbimi cilësor synohet të jetë i nivelit evropian", u shpreh Çomo.

Protokollet po hartohen nga disa grupe pune ku bëjnë pjesë mjekë e ekonomistë, gjithsej rreth 200-250 persona. Kjo ndërmarrje e madhe mendohet të mbyllë fazën e parë të punës në muajin gusht të këtij viti.

Nëndrejtori i QSUT thotë se në këtë proces janë përfshirë 45 shërbimet në QSUT të cilat po analizojnë modelet më të mira për të nxjerrë më pas atë që i përshtatet kushteve tona.

Më pas këto protokolle do t'u shpërndahen spitaleve të tjera në vend të cilat do ta kenë si dokument bazë në punën e tyre.

Por pavarësisht protokolleve të njëjta, çmimet që shqiptarët do të paguajnë në fillimit të vitit 2011 do të ndryshojnë nga njëri spital në tjetrin.

Ndonëse është ende shpejt të thuhen shifra, nëndrejtori Çomo shprehet se këto kosto mund të jenë më të larta ose më të ulëta për disa shërbime, por e rëndësishme është fakti që ato do të jenë reale dhe procesi i përllogaritjes së tyre do t'i bëhet transparent pacientit.

Vendosja e standardit në shërbimin shëndetësor është një nga hapat e rëndësishëm të reformës e cila do të përfshijë në skemën e sigurimeve shëndetësore 39 spitalet rajonale të vendit përfshi dhe QSUT.

b.a/n.e/NOA

KOMENTE