Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rasmussen: Në qershor 2010, qytetarët e Shqipërisë pa viza drejt BE
English

Rasmussen: Në qershor 2010, qytetarët e Shqipërisë pa viza drejt BE

Deklarata e fortë e Rasmussen: Në qershor 2010 qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës do të lëvizin pa viza drejt Bashkimit Evropian. Meta: Kritizerët e vendit tim nuk mund të pengojnë bashkëpunimin rajonal

Sarajevë, 30 Mars NOA - Në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës filloi sot Konferenca për Ballkanin e Partisë Socialiste Evropiane me temën "Shoqëritë Progresiste në Ballkan". Ndër shumë lider të partive të të majtës socialdemokrate të Evropës, në ketë konferencë merr pjesë edhe Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta.

Kjo konferencë synon të mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, duke marrë fjalën në panel, z. Ilir Meta evidentoi si tejet të rëndësishëm faktin qe procesi i integrimit të rajonit duhet të vazhdojë pa ndërprerje dhe qytetaret e rajonit te prekin rezultatet e këtij procesi, veçanërisht lëvizjen e lirë drejt BE-së.

Meta theksoi se qeverisja progresiste për rajonin e Ballkanit do të thotë garantimi i rritje së qëndrueshme ekonomike, punësimi dinjitoz për qytetaret, shërbime më cilësore për ta dhe veçanërisht për moshën e tretë.

Gjithashtu, Meta theksoi nevojën për tu fokusuar në projekte konkrete të përbashkëta të infrastrukturës të cilat do ti shërbejnë rritjes së bashkëpunimit midis vendeve të rajonit.

Duke folur për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, Meta solli në vëmendjen e auditorit realitet e reja të krijuara, veçanërisht në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbeve.

Unë jam i vendosur, theksoi z. Meta, që pavarësisht kritikave të artikuluara prej disa zërave pa ndikim në vendin tim, të vazhdoj më me këmbëngulje dhe vendosmëri për të përballuar sfidat europianizues dhe për të krijuar realitete të standardeve europiane edhe në bashkëpunimin mes shqiptareve dhe serbeve.

Z. Meta u ndal më tej në fjalën e vet në domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshme të bashkëpunimit rajonal, për të ndërtuar së bashku të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, gjë që kërkon, tha ai vizion të qartë dhe guxim politik.

Konferencën e përshëndeti dhe Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane Poul Narup Rasmussen. Në fjalën e tij ai paraqiti vizionin e PES për zhvillimin dhe integrimin e rajonit. Ai theksoi midis të tjerave se në muajin qershor 2010 qytetaret e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës do të lëvizin pa viza drejtë Bashkimit Evropian.

e.r/NOA

KOMENTE