Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Jam optimist për kapërcimin e ngërçit politik
English

Topi: Jam optimist për kapërcimin e ngërçit politik

Tiranë, 30 mars, NOA - Presidenti Bamir Topi, në takimin me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë Nikolaos Chountis, është shprehur optimist për gjetjen e zgjidhjes dhe kapërcimin e ngërçit politik në vend.

Zyra e shtypi e Presidencës njofton se kreu i shtetit ka theksuar rëndësinë që ka rivendosja e dialogut politik mes palëve, për ti shërbyer procesit të integrimit të vendit.

Eurodeputeti Chountis, pasi ka vlerësuar rolin moderues dhe objektiv të Presidentit Topi për rifillimin e dialogut politik dhe zgjidhjen e ngërçit politik në vend, theksoi rëndësinë që ka qëndrueshmëria politike në përmbushjen e kritereve integruese të Shqipërisë.

Në këtë linjë, Presidenti Topi, është ndalur në vendimet e rëndësishme për vendin tonë që do të merren nga vendet e Bashkimit Europian, për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe ai i përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave.

Kreu i Shtetit ka njohur raporterin e PE-së me angazhimin për përfundimin e dorëzimin në kohë të pyetësorit të BE-së, duke shprehur bindjen se të gjitha vendet e rajonit të Ballkanik do të bëhen pjesë së shpejti e Bashkimit Evropian.

Gjatë bisedës, Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Nikolaos Chountis, ka vlerësuar përpjekjet e mëdha të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Ai ka shprehur besimin e plotë se vendi ynë do të përmbushë me sukses të gjitha detyrimet për të qenë pjesë edhe zyrtarisht e familjes evropiane.

m.xh/NOA

KOMENTE