English

Zhdëp më dru vëllanë, e "bombardon" me grushte

Durrës, 30 Mars NOA - Dy vëllezër janë konfliktuar mes tyre dhe njëri ka goditur kaq shumë tjetrin sa ka përfunduar me plagë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00.30 të ditës së sotme në lagjen nr 13 të qytetit të Durrësit, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Seksioni i Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës tha se filloi procedimin penal në gjendje të lirë për 35-vjeçarin I.D., lindur e banues në Arapaj Durrës, pas sherrit tek i vëllai në lagjen e plazhit.

Në grindje e sipër 35-vjeçari ka dëmtuar me grushte vëllain e tij 33-vjeçar E.D., i duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe në kokë.

Policia tha se u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

e.r/NOA

KOMENTE