English

Berisha në Kuvajt:Bashkëpunimi mes Parlamenteve i rëndësishëm

Kuvajt, 4 prill NOA - Pas takimit me homologun e tij në Kuvajt, kryeministri Sali Berisha është takuar sot me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohammed Al-Kharafi.

Al-Kharafi i u shpreh kryeministrit shqiptar se marrëdhëniet mes Parlamenteve të të dy vendeve janë mira dhe për këtë ka dhënë një kontribut grupi parlamentari i miqësisë Shqipëri-Kuvajt.

Më tej, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohammed Al-Kharafi, vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria në fushën ekonomike dhe stabilitetin ekonomik të Shqipërisë.

Nga ana e tij, Berisha u shpreh se bashkëpunimi ekonomik dhe investimet kuvajtiane në Shqipëri janë shumë të rëndësishme.

"Një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim, mund të zhvillojë edhe Parlamenti, me anë të bashkëpunimit të ndërsjellët të grupeve parlamentare të Miqësisë" tha Berisha gjatë takimit.

Kryeministri Berisha shprehu mirënjohje për Fondin Kuvajtian, i cili ka financuar me qindra projekte në Shqipëri.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit e informoi Kryeministrin Berisha se së shpejti në Kuvajt do të organizohet "Java e Shqipërisë", nismë kjo e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit. Kjo nismë ka për qëllim të njohë më nga afër investitorët kuvajtian me Shqipërinë dhe potencialet e saj.

a.a/NOA

KOMENTE