Lajme > Lajme Ditore > Prill - Qershor 2010
 

Lajmet e datës 4 Prill 2010

  • Ulen çmimet në dyqan, përgjaken klientët Londër 5 Prill NOA - Ka qenë një shoping tepër i rrezikshëm ai që u bë dje në qytetin e Londrës, ku pasi një dyqan kishte deklaruar se do të bënte një zhvlerësim të çmimeve në produktet e tij, atëherë aty u kthye në një grindje të vërtetë midis klientëve.
  • Vrasje makabre në Shkodër, i marrin jetën 24-vjeçarit dhe plagosin të atin Shkodër, 5 Prill NOA - Një djalë në moshë të re ka gjetur vdekjen kurse babai i tij po lufton me vdekjen në spital pasi u bënë viktima të një sulmi me arme zjarri që ndodhi mbrëmjen e së Dielës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Vrasje makabre në Shkodër, i marrin jetën 24-vjeçarit dhe plagosin të atin Shkodër, 5 Prill NOA - Një djalë në moshë të re ka gjetur vdekjen kurse babai i tij po lufton me vdekjen në spital pasi u bënë viktima të një sulmi me arme zjarri që ndodhi mbrëmjen e së Dielës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Rekord për skulpturën e çokollatës në Milano Milano, 5 Prill NOA - Peshon 4 mijë e 868 kilogramë dhe është një skulpturë e cila është ndërtuar vetëm nga çokollata e bardhë nga disa pastiçierë në qytetin Italian të Milanos, e cila tashmë bën pjesë dhe në librin e rekordeve Guinness.
  • Policia: Po rriten krimet që vijnë nëpërmjet Facebook Lonër, 5 Prill NOA - Janë në një rritje konstante krimet që vijnë si pasojë e përdorimit abuziv të Facebook në Britaninë e Madhe. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë forcat policore të Nottinghampshire.
  • Milan braktis Dzekon Milano, 4 Prill NOA - Skuadra e Milanit pas një interesimi të gjatë që ka shfaqur në drejtim të lojtarit boshnjak, Edin Dzeko tashmë mund të heqë dorë nga ai dhe me sa duket do të besojë rolin e sulmuesit tek lojtari i tyre Huntelaar.
  • Çiklizëm, Bernuçi dyshohet për doping Itali, 4 Prill NOA - "Guardia di Finanza" me sa duket në një kontroll që ka bërë në shtëpinë e çiklistit, Lorenzo Bernuçi ka arritur të sekuestrojë disa substanca të cilat dyshohen të jenë dopuese (narkotike).
  • Shkëndija elektrike djeg një banesë Malësi e Madhe, 4 Prill NOA - Një banesë u përfshi nga flakët sot në një fshat të rrethit Malësi e Madhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Blanc - Juve, sinjale divorci Torino, 4 Prill NOA - Pas humbjes me ekipin e Udinezes gjendja në klubin e Juventusit duket se është tepër e tensionuar kjo duke parë se skuadra ka deklaruar se në një kohë të papërcaktuar do të jenë në heshtje kundrejt shtypit dhe medieve.
  • Sherri për një vajzë, theret 17-vjeçari Savona, Itali 4 Prill NOA - Ishte një debat i ndezur që nisi nga disa komplimente të tepërta në drejtim të një vajze, ai që çoi në therjen e një shqiptari 17 vjeçar me inicialet B.
  • Rrihet shqiptari se po shjhte një vajzë, denoncohen dy italianë Prato, Itali, 4 Prill NOA - Është rrahur keqazi nga dy burra italianë, kjo pasi i kishte dhënë rëndësi një vajze në ambientet e një lokali duke e vështruar.
  • Seria A, fitojnë tre kryesueset Itali, 4 Prill NOA - Kjo javë e kampionatit italian të Seria A ka qenë mjaft pozitive për ekipet kryesuese të saj ku të treja kanë arritur të marrin fitoret respektove.
  • Një puthje në restorant në Dubai, si u dënua çifti Dubai, 4 Prill NOA Update - Ka qenë një çift britanik i cili është dënuar pasi shkëmbeu një puthje në një restorant në Dubai pas një padie që erdhi nga një banore vendase e cila i kishte akuzuar ata për puthje publike.
  • Një tjetër humbje për Juventus Torino, 4 Prill NOA - Ka ardhur një tjetër rezultat negativ për skuadrën e Juventusit ku këtë herë ata u mundën në Udine me rezultatin e pastër 3 me 0.
  • Firence, hetime për grindjen midis shqiptarëve dhe afrikanëve Firence, 4 Prill NOA Update - Ka qenë ora 03.00 e mëngjesit të sotëm në Firence ku një grindje e nisur nga një grup shqiptarësh dhe afrikanësh ka përfunduar me gjuajtje shishesh të thyera.
  • Arrestohen 2 shqiptarët, hajdutë makinash Ravena, 4 Prill NOA - Dy të rinj shqiptarë respektivisht, Dorian Ago 21 vjeç, banues në San Mauro të Pascoli, dhe bashkatdhetari i tij Arbër Luta moshatar me të parin, që të dy banues në Forlimpopoli, u arrestuan nga karabinierët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Cervia të Italisë, raporton
  • Irak,vrasësit e fshatarëve të veshur si ushtarë amerikanë Bagdad, 4 prill NOA - Masakruesit e 24 fshatarëve në Irak kanë qenë të veshur me uniformën e ushtrisë amerikane. Këtë fakt e ka pohuar sot zyrtari për siguri në Irak, Qasim Ata, i cili u shpreh se personat e armatosur, që kanë masakruar 24 fshatarë para dy ditësh, janë paraqitur si ushtarë amerikanë
  • CNN përhap lajm të rremë: Shpërthim pranë rezidencës së ambasadorit shqiptar Ministria e Jashtme Shqiptare e pyetur nga agjencia e Lajmeve NOA nuk e konfirmoi këtë raportim dhe tha se lajmi është i rremë. Burime zyrtare nga zyra e shtypit të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm shqiptar, i thanë agjencisë NOA se "Republika e Shqipërisë nuk ka as ambasadë, as
  • Kuvajt, Berisha "gjen" fond për rrugën e Boshtit të Jugut Kuvajt, 4 prill NOA - Gjatë vizitës zyrtare në Kuvajt, kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot pasdite një sërë takimesh në kuadër të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
  • Lushnje, vetëvaret 50-vjeçari për herë të tretë Lushnje, 4 prill NOA - Depresioni dyshohet të ketë detyruar një 50-vjeçar nga Lushnja t'i japë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ndodhi mbrëmë kur Ylli Liçi është gjetur i varur në degën e një peme ulliri në periferi të qytetit të Lushnjes.
  • Kabul, vritet një ushtar i NATO-s dhe katër civilë Kabul, 4 prill NOA - Një ushtar i NATO-s ka mbetur i vrarë si pasojë e shpërthimit të një bombe të improvizuar. Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, tha sot se "një pjesëtar vdiq nga pasojat e një sulmi me një pajisje të improvizuar shpërthyese në jug të Afganistanit"
  • Udhëtonte për Pashkë, i riu shqiptar flijohet duke u hedhur në det Korrespondenti i Agjencisë NOA raporton për një ngjarje të rëndë në anijen e udhëtarëve "Eleni" në linjën Korfuz-Igumenicë. 27-vjeçari shqiptar që gjendej me familjen duke shkuar për të festuar Pashkët, e ktheu festën në mort pasi i zhgënjyer nga dashuria e dështuar, i dha fund jetës duke u hedhur
  • Irani planifikon konferencën për çarmatimin bërthamor Iran, 4 prill NOA - Gjatë këtij muaji Irani do të mbajë një konferencë për çarmatimin atomik. Autoritetet e Iranit kanë zyrtarizuar sot planet e kësaj konference e cila pritet të mbahet në mesin e këtij muaji.
  • Një i ri shqiptar plagos 29-vjeçarin grek pranë diskotekës Athinë, 4 Prill NOA - Viktimë e plumbave pranë një diskoteke ka mbetur një 29-vjeçar grek pasi u qëllua me armë nga një person që policia vendase e identifikoi si emigrant shqiptar, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Atë e bir masakrohen nga 5 shqiptarë, luftojnë me vdekjen në spital Selanik, 4 Prill NOA - Dy shqiptarë, atë e bir, ndodhen në gjendje të rëndë në një spital grek, pasi u sulmuan me armë të ftohta dhe mjete rrethanore nga pesë shqiptarë të tjerë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Kosovë, Sejdiu "thyen akullin" vizitë për Pashkë në një familje serbe Prishtinë, 4 prill NOA - Besimtarët e krishterë në Kosovë kanë festuar sot Pashkët ndërsa urimeve të klerikëve katolikë dhe ortodoksë për Pashkët, u është bashkuar edhe presidenti Fatmir Sejdiu.
  • Bashkia e Tiranës sfidon mjedisin, vijon punën në sheshin "Skënderbej" Tiranë, 4 prill NOA - Gjoba e ministrisë së Mjedisit në ngarkim të Bashkisë së Tiranës duke se nuk e ka penguar këtë të fundit të vazhdojë punimet në sheshin "Skënderbej" në Tiranë duke sfiduar kështu edhe vendimin e kësaj ministrie për pezullimin e punimeve.
  • Arrestohet oficeri i policisë, futi një shqiptare klandestine në Greqi Athinë, 4 Prill NOA - Një oficer policie është arrestuar në Greqi pasi akuzohet se ka trafikuar një femër shqiptare duke e futur atë ilegalisht në tokën helene, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Berisha në Kuvajt:Bashkëpunimi mes Parlamenteve i rëndësishëm Kuvajt, 4 prill NOA - Pas takimit me homologun e tij në Kuvajt, kryeministri Sali Berisha është takuar sot me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohammed Al-Kharafi.
  • Itali, një grup shqiptarësh përleshen me dy afrikanë Firence, 4 prill NOA - Një grup shqiptarësh janë përleshur mbrëmë me dy afrikanë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy të fundit.
  • Sejdiu: Nuk isha pjesë e ndryshimeve në qeveri Prishtinë, 4 Prill, NOA- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka mohuar sot se emri i tij ka qenë pjesë e negociatave për ndryshimet në drejtimin e shtetit të Kosovës dhe në qeveri.
  • Qershori, afati i fundi për emrin e Maqedonisë Shkup, 4 Prill, NOA - Ndërkombëtarët kanë përcaktuar muajin qershor si afatin e fundit për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
  • Rama uron Festën e Pashkëve: Problemet do të kapërcehen Tiranë, 4 Prill NOA - Në urimin për Festën e Pashkëve, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur me problemet ekonomike që ka sot vendi, duke shprehur bindjen se të gjitha këto do të tejkalohen.
  • Ekspertët: Amnistia rrezikon të legalizojë paratë kriminale Tiranë, 4 Prill, NOA - Aplikimi i një amnistie fiskale mbart me vete edhe rrezikun e formalizimit të ekonomisë kriminale. Edhe pse një nisëm e tillë po diskutohet në parim, ekspertë të financave i druhen faktit se, nuk ka një ndarje të qartë mes dikujt që ka punuar në informalitet dhe atij që
  • Berisha me kryeministrin e Kuvajtit: Investime në turizëm e infrastrukturë Kuvajt, 4 Prill, NOA - Biznesi dhe qeveria kuvajtiane do të investojnë në turizëm dhe infrastrukturë në vendin tonë. Këto janë disa nga fushat ku është rënë dakord për bashkëpunim mes dy vendeve, në takimin që ka zhvilluar sot kryeministri, Sali Berisha me homologun e tij kuvajtian, Sheikh Nasser
  • Topalli, mesazh opozitës për Pashkët: Të mendojmë për vendin Tiranë, 4 Prill, NOA - Ka qenë e drejtpërdrejtë në mesazhin e saj për Festën e Pashkëve kryetarja e Kuvendit, Joezfina Topalli, duke uruar jo vetëm shqiptarët, por edhe reflektimin e opozitës për situatën në të cilën ndodhet vendi.
  • Iraku tronditet nga shpërthime të fuqishme Bagdat, 4 Prill, NOA - Tri shpërthime të fuqishme e kanë tronditur sot kryeqytetin e Irakut, Bagdatin. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka edhe shumë viktima në njerëz.
  • Qëllon me armë në restorant, 4 të vdekur Los Angeles, 4 Prill, NOA - Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë në një restorant në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • Burgaj: Fenomeni kanabis duhet të zhduket nga Shqipëria Sarandë, 4 Prill, NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e policisë në zonat kufitare që të shtojnë masat kundër trafikut të lëndëve narkotike.
  • Policia, kontroll me satelit për drogën në Lazarat Gjirokastër, 4 Prill, NOA - Policia e Gjirokastrës, Vlorës dhe Sarandës do të kordinojnë një plan masash për të mundësuar bllokimin e të gjitha rrugëve automobilistike dhe malore nëpërmjet të cilave kalon droga nga fshati Lazarat.
  • Policia çeke: Studentët e zhdukur në Shqipëri s'janë viktima të trafikut të organeve Pragë, 4 Prill, NOA - Policia e Çekisë ka hedhur poshtë çdo mundësi për trafikimin e organeve të shtetasve çekë, që rezultojnë të zhdukur në Shqipëri që nga viti 2001.
  • Formula 1, Vettel fiton garën e Malajzisë Kuala Lampur, 4 Prill, NOA - Sebastian Vettel është fitues i çmimit të Malajzisë në Formula 1. Makina "Renault" e drejtuar prej tij arriti e para duke kapur dhe kohën më të mirë.
  • Vatikani distancohet nga krahasimi me antisemitizmin Vatikan, 4 Prill, NOA - Vatikani është distancuar nga krahasimi i sulmeve të mediave për skandalet seksuale me antisemitizmin. Krahasimi u bë në një predikim në Romë pak ditë më parë nga prifti Raniero Cantalamesa.
  • Luixhi Pirandelo në Teatrin Kombëtar Tiranë 4 Prill, Milena Selimi, NOA- Që Luixhi Pirandelo është një nga shkrimtarët më të njohur italianë, kjo nuk vihet në diskutim. Por sesi vjen ai në shqip në teatër, këtë do kemi mundësi ta ndjekim sot.
  • Konfindustria propozon ligj për amnistinë fiskale Tiranë, 4 Prill, NOA - Konfindustria se shpejti do të dërgojë zyrtarisht pranë qeverisë dhe institucioneve të vendimmarrjes politike Paketën për Parimet Mbështetëse dhe Skemën Financiare të Faljes Fiskale.
  • Hysa: Ndarja e Kosovës, tragjedi edhe për serbët Prishtinë, 4 Prill, NOA - Përfaqësuesi i qeverisë për integrimin e veriut të vendit në Kosovë, Ylber Hysa, thotë se askush, përfshirë edhe përfaqësuesit e komunitetit serb nuk është në favor të ndarjes së asaj pjese të Kosovës.
  • Festimi i Pashkëve në Kosovë Klinë, 4 Prill, NOA - Pashkët katolikë janë festuar në mënyrë madhështore në Klinë të Kosovës. Ceremonia ka nisur pak përpara mesnate. Besimtarët katolikë shqiptarë morën mesazhet e kësaj feste në orën 20:00 të mbrëmjes nga klerikët e të gjitha kishave në këtë komunë, si në atë të Klinës, Zllakuqanit
  • Bundesliga, Bayern fiton ndaj Schalkes Berlin, 4 Prill, NOA - Në kategorinë e parë të Bundesligës, Bayerni i Mynihut ka rimarrë sërish kryesimin e tabelës me fitoren kundër skuadrës së Schalkes 2:1.
  • Kinë - SHBA, marrëdhëniet drejt normalizimit Uashington, 4 Prill, NOA - Në grindjen e vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës lidhur me politikën valutore të kësaj të fundit, SHBA kanë hequr dorë përkohësisht nga publikimi i një raporti kritik të qeverisë.
  • Sulmet terroriste, Rusia mund të rivendos dënimin me vdekje Moskë, 4 Prill, NOA - Sulmet terroriste në metronë e Moskës dhe shpërthimeve në rajone të tjera të vendit kanë bërë që autoritetet ruse të rishikojnë ligjin për dënimin me vdekje.
  • SHBA, shitet nga motra te përdhunuesit Uashington, 4 Prill, NOA - Policia e Nju Xhersit ka arrestuar pesë persona për përdhunimin në grup të një vajze shtatë vjeçare. Vajza u është shitur përdhunuesve nga motra e saj më e madhe.