Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvajt, Berisha gjen fond për rrugën e Boshtit të Jugut
English

Kuvajt, Berisha "gjen" fond për rrugën e Boshtit të Jugut

Kuvajt, 4 prill NOA - Gjatë vizitës zyrtare në Kuvajt, kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot pasdite një sërë takimesh në kuadër të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Kryeministri Berisha u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab zotin Abdulahab Al-Bader.

Berisha falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm zotin Abdulahab Al-Bader për fondin e akorduar nga ky Fond dhe nga qeveria e Kuvajtit, për qendrën e Tiranës. "Ky projekt, është një projekt i madh dhe i rëndësishëm si për Tiranën, zemrën e Shqipërisë, ashtu edhe për mbarë kombin" tha Al-Bader. Nga ana e tij, Drejtori i përgjigjëm i Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik, Abdulahab Al-Bader vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria, veçanërisht në vitet e fundit duke shtuar se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë për të parë më nga afër këtë progres. Gjatë takimit Berisha u shpreh se do të ishte me interes të madh për Shqipërinë, mbështetja nga ky Fond e financimit për Boshtit të Jugut, një rrugë kyçe për Shqipërinë, e cila shkurton shumë distancën me pikat kryesore turistike të vendit si me Sarandën, etj. Lidhur me këtë projekt, Al-Bader u shpreh se Fondi i Kuvajtit ishte shumë i interesuar që të ishte pjesëmarrës në financimin e kësaj rruge së bashku me institucione të tjera të rëndësishme financiare të rajonit ku bën pjesë Kuvajti. Zoti Al-bader u shpreh gjithashtu se për zbatimin e këtij projekti madhor duhet të ketë një shkëmbim dhe një bashkëpunim të shpeshtë mes stafeve teknike dhe ekspertëve për implementimin sa më të suksesshëm të tij. a.a/NOA

KOMENTE