Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një puthje në restorant në Dubai, si u dënua çifti
English

Një puthje në restorant në Dubai, si u dënua çifti

Dubai, 4 Prill NOA Update - Ka qenë një çift britanik i cili është dënuar pasi shkëmbeu një puthje në një restorant në Dubai pas një padie që erdhi nga një banore vendase e cila i kishte akuzuar ata për puthje publike.

Ayman Naxhafi, 24 vjeç, britanik por, banues në Duabi dhe Charlotte Adams 25 vjeçe e cila ishte një turiste, u arrestuan nëntorin e shkuar pikërisht për këtë arsye dhe ishte një grua dëshmitare e cila ngriti akuzën për këtë çift.

Çifiti ka thënë se ata e kishin puthur njëri tjetrin në faqe, që lejohet sipas ligjeve strikte Islamike të këtij vendi dhe ka paralajmëruar edhe ankesën e dytë.

Të dy thanë se shkëmbyen puthjen në qafë dhe jo ashtu siç deklaron dëshmitarja por, gjykata e këtij vendi e dha vendimin e saj duke i dënuar ato për këtë arsye.

Çifit britanik, i cili ishte arrestuar në Dubai, ka marrë përgjigje negative nga një gjykatë e Apelit. Gjykata ka konfirmuar vendimin e mëparshëm: një muaj burg dhe 300 dollarë amerikanë gjobë.

Dubai është destinacion i popullarizuar për turistët perëndimorë por rregullat janë strike.

r.b/NOA

KOMENTE