Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qershori, afati i fundi për emrin e Maqedonisë
English

Qershori, afati i fundi për emrin e Maqedonisë

Shkup, 4 Prill, NOA - Ndërkombëtarët kanë përcaktuar muajin qershor si afatin e fundit për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ekspertët e zhvillimeve politike në Maqedoni parashohin më të keqen, rënien e qeverisë, nëse gjatë tre muajve të ardhshëm nuk arrihet një kompromis mes Athinës dhe Shkupit.

Ndërsa zyrtarisht Brukseli dhe SHBA-të shprehen optimistë se së shpejti do të arrihet zgjidhja përfundimtare për çështjen e emrin, analistët politik në Maqedoni janë më të luhatur në këtë drejtim.

"Nuk duhet të befasohemi nëse edhe në afatin e përcaktuar, nuk do të kemi një zgjidhje për kontestin e emrit. Sërish do të jepen afate shtesë dhe kjo do të jetë problem për Maqedoninë, sepse statusi i saj në arenën ndërkombëtare akoma do të mbetet neutral, i pazgjidhur", thotë analisti Osman Kadriu.

Në të njëjtën kohë rritet edhe presioni në terrenin e brendshëm. Partia shqiptare në pushtet BDI-ja, paralajmëron dalje nga koalicioni qeverisës nëse deri në qershor nuk arrihet tek zgjidhja.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se Maqedonia duhet të punojë që sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Kjo i është bërë e ditur edhe partnerit të tij qeveritar, kryeministrit Nikolla Gruevski.

"Në takimin me kryeministrin Gruevski, Ahmeti ka theksuar qëndrimin se BDI-ja është interesuar që sa më shpejt të zgjidhet çështja e emrit për shkak se paraqitet si pengesë ngecjet e mëtejshme të integrimit të Maqedonisë strukturat euroatlantike, si dhe ka kërkuar që qershori është koha kur duhet të kemi një sinjal pozitiv se cila do të jetë koha e fundit për tu zgjidh çështja e emrit", ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Shefik Duraku.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, shpreson se gjatë tre muajve të ardhshëm, deri në mbarim të presidencës spanjolle me Bashkimin Evropian, do të gjendet zgjidhje për kontestin rreth emrit me Greqinë.

"Tani jemi të fokusuar më shumë në kërkimin, gjetjen e zgjidhjes për emrin, për të vepruar në zhbllokimin dhe të gjejmë mundësi që gjatë kohës së presidencës spanjolle ta marrim edhe datën për fillimin e negociatave, që do të thotë, fillimin e bisedimeve disa muaj më vonë", ka deklaruar Gruevski.

m.xh/NOA/INA

KOMENTE