Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama uron Festën e Pashkëve: Problemet do të kapërcehen
English

Rama uron Festën e Pashkëve: Problemet do të kapërcehen

Tiranë, 4 Prill NOA - Në urimin për Festën e Pashkëve, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur me problemet ekonomike që ka sot vendi, duke shprehur bindjen se të gjitha këto do të tejkalohen.

Ai ka theksuar se Festa e Pashkëve "është dita e kapërcimit të kufirit të të pamundurës dhe si e tillë është një ditë për të uruar njëri - tjetrin se çdo pengesë është e kapërcyeshme".

Rama ka theksuar nivelin e krizës ekonomike në vend, e cila ka rënduar jetesën e shqiptarëve, duke shprehur bindjen se gjërat do të rregullohen.

"S'ka asgjë që është e pamundur dhe në kushtet kur shumë shqiptarë dhe shqiptare jetojnë momente veçanërisht të vështira, në kushtet kur shumë familje në këtë vend jetojnë një krizë ekonomike e cila realisht u ha shpirtin, është dita për të uruar që të gjitha këto të kapërcehen dhe për të shprehur besimin se të gjitha këto mund dhe do të kapërcehen sëbashku", përfundoi urimin e tij kreu i PS-së, Rama pas vizitës në selinë e klerit ortodoks në vend.

m.xh/NOA

KOMENTE