Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkëndija elektrike djeg një banesë
English

Shkëndija elektrike djeg një banesë

Malësi e Madhe, 4 Prill NOA - Një banesë u përfshi nga flakët sot në një fshat të rrethit Malësi e Madhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13.00 të së dielës, në shtëpinë përdhese të shtetasit S. Lipeja 58 vjeçar, banues në fshatin Omaraj rrethi Malësi Madhe, ku ka rënë zjarri.

Në vendngjarje grupi hetimor kreu veprimet e para hetimore nga ku rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e rrymës elektrike.

Konfirmohet se nuk ka pasur të lënduar nga djegia e banesës, por janë djegur sendet shtëpiake të cilat kapin vlerën rreth 9 milionë lekë të vjetra.

Policia tha se u kryen veprimet e duhura procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme por këto janë procedura rutinë të pavlera sepse asnjëherë KESH dhe tani OSSH nuk kanë marrë përsipër të dëmshpërblejnë të dëmtuarit, megjithëse dukshëm faji është i tyre për të tilla ngjarje që shkaktojnë drama familjare.

r.d/NOA

KOMENTE