Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eurozona, video-konferencë për një plan ndihme ndaj Greqisë
English

Eurozona, video-konferencë për një plan ndihme ndaj Greqisë

Bruksel, 11 prill, NOA - Ministrat e Financave të vendeve anëtare të zonës së Euros do të zhvillojnë një video-konferencë, për të miratuar një plan ndihme për Greqinë në rast emergjence.

Bëhet fjalë për një kredi afatgjatë në vlerë prej 20 deri 25 miliardë eurosh, të cilat do t'i siguronin Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, me një interes prej 5,1 për qind.

Nga ana e tyre, një grup ekspertësh, i përbërë nga sekretarët e shtetit për financat dhe përfaqësuesit e bankave qendrore ranë dakord për normën e interesit dhe volumin e kredive.

Prej tyre, këto janë cilësuar si kushte shumë më të mira se ato që i ofrohen Greqisë, me një borxh prej 300 miliardë eurosh në tregjet financiare.

n.e/NOA

KOMENTE