Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE do të koordinojë politikën fiskale brenda euro-zonës
English

BE do të koordinojë politikën fiskale brenda euro-zonës

Berlin, 15 prill, NOA - Komisioni i Bashkimit Evropian do të ndërhyjë vetë në buxhetet e shteteve të zonës Euro, duke u nisur nga pasojat e krizës ekonomike në Greqi.

Kështu, të 16 vendet e euro-zonës do t'i hartojnë buxhetet e tyre në përputhje me standartet evropiane.

Kjo parashikohet nga propozimi i Komisionerit për çështjet financiare, Olli Rehn, sipas të cilit, komisioni do të monitorojë nivelin dhe zhvillimin e shpenzimeve.

Qëllimi është që të identifikohen qysh herët rreziqet për të parandaluar krizat, si ajo që ndodhi në Greqi.

Gjithashtu Rehn në një konferencë për shtyp në Bruksel u shpreh edhe për gjendjen në Portugali.

"Programi i stabilitetit portugez është ambicioz dhe mjaft konkret për vitet 2011-2013, por masat shtesë për konsolidimin fiskal mund të jenë të nevojshme sidomos për këtë vit, nëse rreziqet për zhvillimet makro-ekonomike dhe fiskale materializohen", tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE