Lajme > Lajme Ditore > Prill - Qershor 2010
 

Lajmet e datës 15 Prill 2010

  • Dëmet që shkakton çamçakëzi kur hidhet në tokë Gjermani, 16 Prill NOA - Na kushton vetëm pak kohë që çamçakëzin ta hedhim n koshin e plehrave pasi në qoftë se e hedhim atë në tokë dëmet që shkakton ai janë tepër të mëdha.
  • Benitez te Juventus, nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve Angli, 16 Prill NOA - Vazhdon telenovela midis teknikut spanjoll Rafa Bentiez dhe ekipit të Juventusit. Orët e fundit fjala ka qenë për vetë menaxherin e teknikut spanjoll i cili ka pohuar se kontaktet midis tij dhe presidentit të Juventusit Blanc janë më se të vërteta dhe gjithçka mund
  • Çifti harron të moshuarën për 6 orë në makinë Londër, Britani e Madhe, 16 Prill NOA - I kishin propozuar për të kaluar pushime të paharrueshme por, ndodhi e kundërta pasi ajo kaloi një makth të vërtetë në këtë ftesë.
  • Edhe të pastrehët duhet të paguajnë taksat e qerasë Nju Jork, 16 Prill NOA - Asgjë nuk është falas në Nju Jork ku tashmë dhe streha e dikujt që nuk e ka një të tillë do të paguhet. Në fillim duket si diçka absurde por, bëhet fjalë për njerëzit të cilët konsiderohen si të pastrehë të cilët në qoftë se do të miratohet ky vendim atëherë do
  • Integrimi i Taulant Ballës Me mungesën e vet, grupi parlamentar i Partisë Socialiste e ka konsideruar më me peshë integrimin e Taulant Ballës me rregulloren e Kuvendit apo me normalitetin e jetës parlamentare, sesa integrimin i Shqipërisë në BE dhe liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë
  • I vetmi krim që ka bërë PS Dhe nga ana tjetër Policia e Shtetit rreh përfaqësuesit e PS se kanë bërë të vetmin krim që demonstrojnë kundër qeverisjes së tyre Nga Gramoz Ruçi*
  • Grindet me partnerin e më pas zhvishet në rrugë Venecia, 15 Prill NOA - Është grindur me partnerin e saj dhe më pas për ta nevrikosur më tepër është veshur plotësisht në mes të rrugës. Protagoniste e kësaj ngjarjeje është një hungareze 24 vjeçare me inicialet A.
  • Barça fiton bindshëm ndaj Deportivos Spanjë, 15 Prill NOA - Në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll para sfidës me Interin në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka dhuruar një ndeshje tjetër mjaft të bukur ku ka arritur të mundë bindshëm Deportivon me rezultatin 3 me 0.
  • Tenton vetëvrasjen në shinat e trenit, si shpëtoi Napoli, 15 Prill NOA - Gjithçka ka ndodhur në qytetin e Napolit ku një grua rreth të dyzetave tentoi vetëvrasjen në shinat e trenit që kalon nga ky qytet.
  • Zhdukje mister, kërkohet ndihmë për të gjetur një 17-vjeçar Durrës, 15 Prill NOA - Një djalë i mitur rezulton i zhdukur duke krijuar gjendje ankthi dhe pasigurie në familjen e tij ndaj policia ka publikuar të dhënat e 17-vjeçarit në përpjekje për të mundësuar gjetjen e tij, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Valë arrestesh në ALUIZNI Durrës, 4 zyrtarë të zhytur në korrupsion Durrës, 15 Prill NOA - Disa arrestime janë kryer pasditen e sotme në zyrën e ALUIZNIT Durrës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Operacioni i koduar "Legalizimi" u krye në bazë të një hetimi disamujor të kryer nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Durrës në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Kundër
  • BE do të koordinojë politikën fiskale brenda euro-zonës Berlin, 15 prill, NOA - Komisioni i Bashkimit Evropian do të ndërhyjë vetë në buxhetet e shteteve të zonës Euro, duke u nisur nga pasojat e krizës ekonomike në Greqi.
  • Topalli përjashton deputetin Maliqi sepse fyeu Erion Braçen Tiranë, 15 Prill NOA - Byroja Parlamentare vendosi sonte të dënojë me 13 ditë përjashtim nga Kuvendi për deputetin Lefter Maliqi. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Parlamentit të cilat i thanë agjencisë së lajmeve NOA se me propozim të kryetares Jozefina Topalli u mor vendimi që deputeti
  • Bajram Rexhepi: Marrëveshja e riatdhesimit me gjermanët, një sfidë Berlin, 15 prill, NOA - Marrëveshja është edhe një domosdoshmëri për liberalizimin e vizave, Rexhepi shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me Serbinë për luftimin e krimit të organizuar, por me kusht që Kosova aty të jetë subjekt i pavarur.
  • Namik Dokle: Protesta jonë, kundër dhunimit të fjalës së lirë Tiranë, 15 prill, NOA - Dhuna kundër fjalës së lirë po demonstrohet tashmë edhe në parlament, ku deputetët socialistë Taulant Balla dhe Saimir Tahiri që dolën në emër të opozitës e zgjedhësve të saj, u përjashtuan sepse kritikuan qeverinë.
  • Senati Amerikan: Mbështesim integrimin euro-atlantik të Shqipërisë Uashington, 15 prill, NOA - Komisioni për marrëdhëniet me jashtë i Senatit Amerikan zhvilloi dje një seancë mbi Ballkanin Perëndimor ku u diskutua përparimi i bërë nga vendet e këtij rajoni drejt integrimit euro-atlantik dhe sfidat me të cilat ndeshen këto vende.
  • Patozi: PS të vijë në Kuvend, ka detyrime për integrimin Tiranë, 15 prill, NOA - "Me mungesën e vet, grupi parlamentar i Partisë Socialiste e ka konsideruar më me peshë integrimin e Taulant Ballës me rregulloren e Kuvendit apo me normalitetin e jetës parlamentare, sesa integrimin i Shqipërisë në BE dhe liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë"
  • Fjalori jo i hijshëm në Kuvend, Topalli vërejtje deputetit Maliqi Tiranë, 15 prill, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka tërhequr vëmendjen deputetit të Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, pasi në fjalën e tij në seancën plenare ka përdorur fjalor të pahijshëm për disa nga deputetët e partisë Socialiste.
  • Presidenti i Kirgistanit, largohet nga vendi Bishkek, 15 prill, NOA - Presidenti i Kirgistanit, i cili u rrëzua pak ditë më parë nga protestat e opozitës vendase, është larguar nga vendi, ndërsa strehohej në qytetin e tij të lindjes prej nga ku kishte bërë dhe ofertë për dorëheqjen.
  • Fatos Kongoli, "Qytetar Nderi" i Elbasanit Tiranë, 15 prill, NOA /Milena Selimi - Shkrimtari Fatos Kongoli shpallet "Qytetar Nderi" i Elbasanit. I nderuar dhe përkthyer në shumë gjuhë, tashmë i ka ardhur radha qytetit të tij për ta nderuar, ku mes shumë të ftuarve si përfaqësues të pushtetit lokal, intelektualë, shkrimtarë e të
  • Berisha: PE komitet për vizat, arritje për ne Bruksel, 15 prill, NOA Update - Ngritja e një komiteti të posaçëm për çështjen e liberalizimit të vizave nga ana e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, përbën një arritje të madhe për Shqipërinë dhe një respekt që po i bëhet asaj prej këtij institucioni.
  • Buzek: Shqipëria, pranë heqjes së vizave me BE Bruksel, 15 prill, NOA - Viti 2010 paraqitet mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë dhe ky vend gjendet pranë heqjes së vizave me Bashkimin Evropian.
  • Seanca, deputetët e PS protestojnë jashtë Tiranë, 15 prill, NOA - Deputetët e Partisë Socialiste, sikundër kanë vendosur në mbledhjen e grupit të tyre parlamentar, nuk po futen në seancën plenare të Kuvendit, e cila nis tani punimet,.
  • Urgjent - Ismail Kadare anulon vizitën në Greqi: Ushtria juaj na fyeu rëndë Tiranë, 15 Prill NOA - Skandali i forcave speciale greke që hodhën në paradën ushtarake thirrje antishqiptare ka bërë që shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare të anulojë zyrtarisht vizitën e tij në Athinë, e programuar për t'u realizuar më 19 prill 2010.
  • Seanca, policia kërkon Kurtin, aktivistët vezë avokatit Prishtinë, 15 prill, NOA - Seanca gjyqësore ndaj liderit të lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, është ndërprerë edhe ditën e sotme, pasi policia nuk ka arritur ta sjellë të pandehurin në gjykatë.
  • Eventet italiane, nesër ekspozeja kinematografike "Vështrime italiane" Tiranë, 15 prill, NOA - Në kuadrin e sezonit të madh të eventeve "Dy Popuj, Një Det, Një Miqësi" të promovuar nga ambasada italiane në Tiranë, nesër pranë muzeut Historik Kombëtar, në praninë e ambasadorit italian, Saba D'Elia, regjisorja e shquar italiane Lina Vertma¼ller do të marrë pjesë në
  • Administratori i Partizanit, nën arrest me burg Tiranë, 15 Prill NOA Update - Masën e sigurisë arrest me burg deri në vlerësimin e kësja mase nga gjykata e Tiranës, ka vendosur Policia e Komisariatit nr 2 në Tiranë, për administratorin e klubit të futbollit Partizani të kryeqytetit.
  • Xhons: Konsorciumit Ndërkombëtar, ndihmë për policinë shqiptare Tiranë, 15 prill, NOA - Konsorciumi Ndërkombëtar, i krijuar në dhjetor 2001 me 25 pjesëmarrës dhe tashmë i zgjeruar me 40 anëtarë, është i përkushtuar për ta ndihmuar Shqipërinë drejt përmirësimit të sistemit të saj të drejtësisë penale.
  • Vrasja në mes të qytetit, i dyshuari qëllon dhe veten Peqin, 15 Prill NOA Update - Një vrasje ka ndodhuri para pak minutash në qytetin e Peqinit me rezultat vdekjen e një 35 vjeçari, informon korrespondenti i agjencisë NOA kurse i dyshuari qëlloi dhe veten dhe në gjendje të rëndë u dërgua në spital.
  • Ekzekutohet në mes të qytetit 35-vjeçari Peqin, 15 Prill NOA - Një vrasje ka ndodhuri para pak minutash në qytetin e Peqinit me rezultat vdekjen e një 35 vjeçari, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Prangoset për dhënie ryshfeti një qytetar Mitrovicë, 15 Prill NOA - Policia Kufitare ndalon dy persona te dyshuar për kontrabandim te mallrave (derivate) si dhe dhënies së ryshfetit. Rasti i parë, ai i evidentuar si rast i Kontrabandimit me mallra u zbulua sot në fshatin Zupce.
  • Protesta e PS në Këlcyrë: Pushteti po kërcënon për bukën e gojës Këlcyrë, 15 Prill NOA - Protestat e opozitës kanë vijuar në Këlcyrë të Përmetit, ku qytetarët e kësaj zone kanë ngritur shqetësime për varfërinë, jetesën shumë të shtrenjtë, papunësinë e cila është thelluar, si edhe për largimet masive nga puna për shkak të politizimit të administratës lokale
  • Kryeministri i Kosovës merr letra përgëzimi nga liderë botërorë Me rastin e konkursit kombëtar të nxënësve të Kosovës "Festo me mua" (Celebrate with Me), në dyvjetorin e Pavarësisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, liderëve botërorë u ka dërguar nga një punim pikture të nxënësve kosovarë, të shoqëruar me një letër.
  • Hapet Qendra e re Rajonale e Metrologjisë për Veriun Lezhë, 15 prill, NOA - Zona e Veriut do të ketë tashmë një qendër të re metrologjie. Qendra u inaugurua sot në qytetin e Lezhës nga zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Leonard Beqiri, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, të biznesit dhe shoqatave të mbrojtjes së konsumatorëve
  • Spitalet rajonale, ministria: Do japim fonde vetëm për ata që punojnë Tiranë, 15 prill, NOA- Rreth 30 spitale rajonale në vendin tonë nuk ofrojnë shërbimin e duhur pasi punojnë me kapacitet jo të plotë në krahasim me spitalet e kryeqytetit.
  • Atentat me armë zjarri në qendër të Korçës Korçë, 15 prill, NOA - Qyteti i Korçës është tronditur nga një seri të shtënash me armë zjarri. Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë në drejtim të një automjeti me qëllim ekzekutimin e personit që ndodhej brenda në të.
  • Topi në Maqedoni: Bashkëpunimi ekonomik të arrij nivelin politik Shkup, 15 prill, NOA - Duke e konsideruar si mjaft të mirë bashkëpunimin politik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, Presidenti Bamir Topi, në një takim me biznesmenët maqedonas dhe shqiptarë, u shpreh se edhe bashkëpunimi ekonomik duhet të jetë në këtë nivel.
  • Raportet Prishtinë-Beograd ndikojnë në Luginën e Preshevës Beograd, 15 prill, NOA - "Përmirësimi i raporteve mes Prishtinës e Beogradit është i nevojshëm për të parë ndryshime pozitive në Luginën e Preshevës", deklarata është bërë nga Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe anëtar i Parlamentit të Serbisë.
  • USAID: Ekonomia shqiptare ka tregues pozitiv Tiranë, 15 prill, NOA- Institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që monitorojnë proceset ekonomike në vendin tonë vlerësojnë se qeveria shqiptare ka përmirësuar klimën për biznesin dhe se treguesit ekonomik janë pozitivë.
  • Papa, dialog me myslimanizmin dhe hebraizmin Berlin, 15 prill, NOA - Të hënën mbushen pesë vjet qëkurse Jozef Ratzinger u zgjodh kreu i kishës katolike romake dhe që atëherë, siç ishte edhe titulli i një gazete të madhe bulevardeske gjermane, Gjermania është papë.
  • PS, bojkot Kuvendit për pezullimin e Ballës dhe Tahirit Tiranë, 15 prill, NOA - Partia Socialiste ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Vendimi është bërë publik pas mbledhjes së grupit parlamentarë të PS.
  • Arrestohen trafikantët e hashashit Lushnjë, 15 prill, NOA - Policia e qytetit të Lushnjës ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve për shpërndarje të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë Besmir Lika, 25 vjeç lindur dhe banues në Lushnjë dhe Klodian Duka, 22 vjeç lindur dhe banues në Lushnjë.
  • Pakti detar me Greqinë, vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese Tiranë, 15 Prill NOA - Gjykata Kushtetuese ka zbardhur ditën e sotme vendimin e saj nr 15 që lidhet me paktin e qeverisë shqiptare me atë greke për ndarjen e re të kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë.
  • Meta: Opozita të bëhet pjesë e procesit të integrimit Tiranë, 15 prill, NOA - Momentet në të cilat ndodhet procesi i integrimit të vendit drejt Bashkimin Euriopian kërkojnë dhe një bashkërendim të punës me forcave politike.
  • Premtuan se do gjenin makinën e vjedhur, i marrin edhe lekët Pukë, 15 prill, NOA - Vjedhja e makinës ka detyruar një person nga Fushë-Arrëzi i Pukës, D. Tuci, që të kërkojë ndihmën e dy të rinjve për gjetjen e saj.
  • Bosch: Bojkoti i opozitës po dëmton sistemin demokratik Tiranë, 15 prill, NOA - Deklarata më e fortë ndaj bojkotit të Partisë Socialiste, nga një përfaqësues ndërkombëtarë në Tiranë është bërë sot nga Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch.
  • Arrestimi i Albin Kurtit, policia bastis zyrat e Vetëvendosjes Prishtinë, 15 prill, NOA - Polica e Kosovës ka bastisur sot rreth orës 10 selinë e "Lëvizjes Vetëvendosje" në Prishtinë. Aksioni policor është motivuar me flet arrestin që është lëshuar për liderit të saj Albin Kurti, i cili sot duhet të paraqitet para gjykatës.
  • Bushati: Integrimi në BE qëndron mbi interesat partiake Tiranë, 15 prill, NOA - Deklarata e Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit është interpretuar nga Partia Socialiste si një mbështetje e hapur për kauzën e saj.
  • Zef Mala, një botim për ata që nuk e kanë njohur Tiranë, 15 prill, Milena Selimi, NOA - Familja e Zef Malës, një nga politikanët e majtë më interesantë, vjen sërish për publikun në kuadër të përvjetorit të ditëlindjes së tij me një seri mendimesh nga shkrime publicistike, sociale dhe politike për kujtimin e Zef Malës, që ia kanë botuar familjarët
  • "Universalis" e Arapit sot në Prishtinë Prishtinë, 15 prill, NOA /Milena Selimi - Mustafa Arapi njihet si restaurues, por njerëzit e afërt e njohin dhe si piktor të talentuar. Kjo ka qenë arsyeja që Ministria e Kulturës së Kosovës nuk ka dashur "t'ia dijë" dhe i ka dhënë mundësinë që më 15 prill të jetë në galerinë e këtij institucioni
  • Presidenti Topi nderohet në Tetovë me titullin dr. "Honoris Causa" Tetovë, 15 prill, NOA - Universiteti Shtetëror i Tetovës, sot do t'i ndajë presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, titullin "Doctor Honortis Causa".
  • Kultivimi i kanabisit, policia e Tiranës bashkëpunim me vendorët Tiranë, 15 prill, NOA - Lufta për reduktimi i sipërfaqeve të kultivuara me lëndë narkotike, duhet të realizohet mbi një bazë më të fortë bashkëpunimi mes forcave të pushtetit vendor dhe atyre të policisë.
  • Prifti: Ekonomia po paraqet nivel të mirë Tiranë, 15 prill, NOA - Ekonomia shqiptare paraqet një nivel të mirë të saj, megjithëse eksportet janë ulur me nivelin prej 8 përqind, ndërsa importet me 1.
  • Olli Rehn: Greqia do t'i kthejë borxhet Bruksel, 15 prill, NOA - Komisioneri për Ekonomi i Bashkimit Evropian, Oli Ren, deklaroi se Greqia nuk do ta shmangë kthimin e borxheve të mëdha.
  • KFOR: Situata politike, më sfiduese se ushtarakja Prishtinë, 15 prill, NOA - Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler ka takuar 16 anëtarë të Grupit Koordinues të Politikave të NATO-s nga 13 vende të ndryshme që shërbejnë në KFOR, të cilët i ka informuar për përmirësimin e situatës së sigurisë dhe situatës politike në Kosovë.
  • Kapet hajduti, vodhi kishën e Shën-Triadhës natën e Vitit të Ri Korçë, 15 prill, NOA - Forcat e policisë së Beratit kanë vënë në pranga një person të dyshuar si hajduti i kishës së Shën-Triadhës, ndodhur natën e Vitit të Ri në qytetin e Korçës, ku ka përvetësuar një shumë lekësh.
  • Shpërndanin drogë në gjimnazet e Korçës, kapen dy ish-të dënuarit Korçë, 15 prill, NOA - Shpërndanin lëndë narkotike në shkollat e mesme dhe lagjet e ndryshme të qytetit të Korçës, por janë zbuluar nga forcat e policisë dhe janë vënë menjëherë në pranga.
  • Hiri vullkanik i Islandës bllokon hapësirat ajrore në Evropë Londër, 15 prill, NOA - Britania e Madhe, Norvegjia dhe Suedia kanë njoftuar se kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore, pasi paraqitet rrezik për fluturimet nga hiri i vullkanit islandez Eyjafjallajokul, i cili ka shpërthyer dje.
  • Lëshohet urdhër-arresti për Albin Kurtin Prishtinë, 15 prill, NOA - Policia e Kosovës ka marrë një urdhër nga Gjykata e qarkut në Prishtinë për arrestimin e liderit të lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti.
  • Studimi: Sa në shumë të qeshni, aq më gjatë do të jetoni Miçigan, 15 prill, NOA - Të qeshësh, është një ilaç i mirë. Por jo vetëm kaq. Sipas një studimi të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo të ndihmon edhe për të zgjatur më shumë jetën.
  • FSHF, Duka takohet sot me gjyqtarët Tiranë, 15 prill, NOA - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, do të mbledhë sot në një takim të posaçëm të gjithë gjyqtarët shqiptarë.
  • Gjendet i vdekur marinari filipinas në tragetin Trieste-Durrës Durrës, 15 prill, NOA - Një marinar filipinas 51-vjeçar, me emrin Vilson Rosario Gabuten, lindur dhe banues në Batac Ilocos Norte të Filipineve, është gjendur i vdekur në dhomën e tij të tragetit të linjës Trieste-Durrës.
  • Puna e përsosur e një vajze 152 kg: Pozon duke ngrënë Londër, 15 prill, NOA - Një vajzë tridhjetë vjeçe angleze ka gjetur punë të përsosur, një punë që e kënaq plotësisht. Sassy Thomas, 30 vjeçe dhe 152 kilogramëshe, ka vendosur të shfaqë talentin e saj më të mirë: njerëzit e paguajnë për ta parë duke ngrënë.
  • Pesë ditë në mes të krokodilëve, shpëton për mrekulli 11-vjeçarja Florida, 15 prill, NOA - Është një mrekulli rasti i Nadia Bloom, një vajze 11-vjeçare në Florida e cila ka shpëtuar vetëm disa orë më parë.
  • Dy motra binjake, njëra është robot Tokio, 15 prill, NOA - Në pamje të parë, duken si dy motra binjake, por vetëm njëra prej tyre është prej mishi e kocke, pasi tjetra është krijimi i fundit i ekspertit japonez Hiroshi Ishiguro, i cili me Geminoid.
  • Rritet bilanci i viktimave në Kinë Pekin, 15 prill, NOA - Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që tronditi dje Kinën veriperëndimore. Lajmet që mbërrijnë nga shteti i largët i Lindjes konfirmojnë se mëse 17 njerëz kanë vdekur në tërmetin që dje goditi një rajon të largët të Tibetit, ndërsa zyrtarët