Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bosch: Bojkoti i opozitës po dëmton sistemin demokratik
English

Bosch: Bojkoti i opozitës po dëmton sistemin demokratik

Tiranë, 15 prill, NOA - Deklarata më e fortë ndaj bojkotit të Partisë Socialiste, nga një përfaqësues ndërkombëtarë në Tiranë është bërë sot nga Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch.

Në takimin e Konsorciumit Ndërkombëtar, ambasadori Bosch është ndalur në efektet negative që ka sjellë bojkoti i PS-së, duke dëmtuar sipas tij sistemin demokratik me mos miratimin e ligjeve për reformën e gjyqësor.

"Po shfrytëzoj rastin për t'i kërkuar opozitës që të reflektojë gjatë dhe thellë për veprimet e veta, të cilat tashmë de facto po dëmtojnë procesin drejt një sistemi demokratik modern. Duhet bërë e mundur që ata të ndjejnë se pjesëmarrja e tyre aktive dhe e vazhdueshme në Kuvendin e Shqipërisë është e mirëpritur si me fjalë ashtu dhe vepra", tha Bosch.

Ai theksoi se shumë prej reformave të nevojshme në drejtësi kanë ngecur. Sipas tij mungesa e opozitës në parlament pas zgjedhjeve të përgjithshme, "ka shkaktuar vonesa në miratimin e ligjeve për të cilat kërkohet një shumicë votash prej tre të pestave".

Përvecc votave të nevojshme, Bosch është ndalur dhe në cilësinë e ligjeve që miraton Kuvendit, ku sipas tij, "mungesa e opozitës do të thotë gjithashtu që shumica e ligjeve po miratohen pa pasur nivelin e pritshëm të diskutimeve".

m.xh/NOA

KOMENTE